Mazhoranca e re, PD-LSI pezullon planin urbanistik
Votat e bashkuara tashme te anetareve te Partise Demokratike dhe Levizjes Socialiste per Integrim, kane bere qe Mbledhja e Keshillit Bashkiak te deshtoje, edhe pas 3 muaj pauze. Anetaret e mazhorances se re kane kerkuar pranine e kryetarit te Bashkise se Tiranes, i cili mban edhe postin e kryetarit te KRRT-se per paraqitjen e planit urbanistik te kryeqytetit.
Mbledhja
Deshtoi serish dje, per te dyten here radhazi, mbledhja e Keshillit Bashkiak ku ishte planifikuar prezantimi i Planit Rregullues te Tiranes. Mbledhja ka zgjatur vetem minutat e nevojshme per te konstituuar 10 anetaret e rinj te ketij keshilli. Sapo ka nisur prezantim i planit urbanistik, mbledhje eshte shoqeruar me debate dhe me pas ka ardhur edhe mbyllja e saj. "Bashkia e Tiranes qe ka bashkepunuar me zoterine, i cili po shpjegon kete plan, le te na urdheroje te na e shpjegoje vete drejtoria perkatese. Nuk funksionon keshtu kjo", deklaroi Sokol Dervishi, Kryetari i Keshillit Bashkiak te Tiranes. Ky i fundit se bashku me keshilltaret e Partise Demokratike, dhe ata te LSI, kane vendosur te mos e degjojne kete prezantim, te planit rregullues, pasi sipas tyre, kjo eshte nje paraqitje jo serioze nga bashkia e Tiranes, per nje projekt kaq te rendesishem, per te gjithe banoret e kryeqytetit. Sipas tyre, i takon vete kryetarit te bashkise, dhe njekohesisht kryetarit te KRT-se Edi Rama, te prezantoje planin dhe jo keshilli bashkiak te kthehet ne nje salle kinemaje. "Mbledhja shtyhet per nje date te ardhshme, ne te cilen bashkia e ekzekutivit duhet te marre masa shume serioze, per prezantimin serioz. Jo thjesht planin, por edhe vendimin, se ka nje vendim KRT-je per kete" pohoi Sokol Dervishaj, kryetar i Keshillit Bashkiak.
Debati
Me heret ka qene keshilltari i Partise Demokratike, Ferdinand Poni ai qe ka kundershtuar paraqitjen e planit urbanistik me ane te nje video-projektori. "E gjej fare pa vend qe ne te degjojme kete dokumentar dhe dua ta konsideroni, sepse ne s'mund te degjojme kete, do degjonim kryetarin e Bashkise se Tiranes, me cilesine e kryetarit te KRT-se", tha Ferdinand Poni. Nderkohe qe edhe anetare te tjere te Keshillit Bashkiak kane kerkuar edhe pranine e anetareve te tjere te KRT-se per te paraqitur planin dhe per te qene prezent ne salle. Miratimi i Planit Rregullues te Tiranes ne Keshillin Bashkiak eshte hallka e dyte qe duhet te kaloje ky plan pas miratimit ne Keshillin e Rregullim Territorit te Tiranes. Me pas vendimi perfundimtar merret nga KRRTRSH, Keshillin e Rregullim Territorit te Republikes se Shqiperise.
Cfare parashikon plani rregullues i Tiranes
Qe prej vitit 1989, pra qe prej 20 vjetesh Tirana nuk ka nje plan te ri rregullues, edhe pse ajo eshte zmadhuar tej mase duke u bere nga nje qytet me 240 mije banore, ne nje metropol me rreth 1 milione banore. Pas shume e shume diskutimesh e debatesh, nisi me ne fund hartimi i masterplanit rregullues. "Urbanplan". Rreth nje viti me pare ne qender te Tiranes, ne sheshin "Skenderbej" u ekspozuan per qytetaret pjeset e Planit. Nder zonat e kryeqytetit qe pesojne shume ndryshime jane: Sheshi "Skenderbej", sheshi "Avni Rustemi", lumi i Lanes, sheshi "Nene Tereza" dhe Stacioni i Trenit. Bulevardi "Deshmoret e Kombit" do te rrethohet nga shatervane qe do krijojne pasqyra uji. Stacioni i Trenit do kthehet ne nje qender te madhe biznesi. Do shtohen siperfaqet e gjelbra ne gjithe kete hark. Gjithashtu, studimi parashikon shtimin dhe pasurimin e pjeses se gjelber ekzistuese, ne territorin e parkut "Rinia", vazhdimin ne anen lindore te tij me pjesen e gjelber tek Galeria Kombetare e Arteve dhe ne vazhdim prane Salles se Kuvendit.