Ende asgjё nga helikopteri i humbur
Ka mbetur pezull puna pёr kёrkimin e helikopterit tё humbur njё ditё mё parё. Drejtori i Pёrgjithshёm i Policisё sё Shtetit, Ahmet Premi, ka deklaruar pёr mediat se ende nuk ёshtё verifikuar ndonjё gjё konkrete lidhur me vendndodhjen e mjetit fluturues tё humbur, pёr tё cilin nuk ka asnjё tё dhёnё nёse ёshtё avion apo helikopter. Gjithka, sipas tij, bazohet nё deklarimet e banorёve tё zonёs tё cilёt shprehen se kanё dёgjuar zhurmё nё momentin qё mjeti fluturues tё ketё rёnё. Premi u shpreh se pёr shkak tё motit tё keq dhe mjegullёs qё ka mbulur majёn e Jezercёs, janё ndёrprerё kёrkimet me mjete ajrore, por qё forcat e policisё nё bashkёpunim me ato tё ushtrisё, tё ndihmuar edhe nga banorёt e zonёs po vazhdojnё kёrkimet.