E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti: Shteti ligjor kusht pёr anёtarёsimin nё BE

Bashkimi Evropian, lidhur me integrimin nё familjen evropiane tё vendeve ballkanike, parashikon njё plan tё veantё pёr secilin shtet. Sipas njё dokumenti tё siguruar nga agjensia e lajmeve Reuter, mёsohet se Bashkimi Europian do te propozoje sot planet per te vazhduar mbeshtetjen per Ballkanin dhe per anetaresimin eventual te ketij rajoni ne bllokun europian si dhe per te siguruar stabilitetin aty pas pavaresise se Kosoves nga Serbia. Lidhur me anёtarёsimin e Shqipёrisё dhe Maqedonisё nё BE, raporti thekson se kjo do tё varet nga forcimi I shtetit ligjor dhe lufta kundёr korrupsionit.

Sipas kёtij raporti, BE propozon plane per secilin vend ku perfshihet heqja e regjimit te vizave, dyfishimi i numrit te bursave per studime ne vende te BE-se, dhe koordinim me i mire per modernizimin e rajonit.

Ndёrkohё, nё raport parashikohet qё ti kёrkohet beogradit zyrtarё tё bashkёpunojё me Hagёn, kusht ky pёr anёtarёsimin e sajn nё BE.

Dokumenti citon gjithashtu se shpallja e pavaresise me 17 Shkurt e ka fokusuar vemendjen e BE-se ne Ballkan. Eshte e rendesishme te ruhet paqja dhe stabiliteti ne rajon. Kjo mund te arrihet me mire nese perspektiva e tyre per te ardhmen eshte BE-ja".
Po sipas dokumentit te KE-se, Banka Europiane e Investimeve do te rriste huate per Ballkanin perendimor perendimor me 2.8 miliard euro gjate periudhes 2008-2010.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›