E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ende e paqarte origjina e bakteries E. Koli

Zyrtare gjermane thone se testet paraprake tregojne se lakra nga nje ferme organike ne veri te vendit nuk eshte shkak i shperthimit te epidemise se E kolit nga e cila deri tani kane vdekur 22 njerez dhe jane infektuar me shume se 2 mije e 200 te tjere.

Ministria e bujeqesise e Shtetit te Saksonise se Poshteme tha sot se 23 deri ne 40 mostra u moren nga ferma e dyshuar dhe testet e kryera dolen negative. Pervec nje gruaje e cila vdiq ne Suedi mbasi vizitoi Gjermanine te gjitha  rastet e tjera kane qene ne Gjermani.

Autoritetet e shendetesise thone se shumica e te infektuarve jane ne Gjermani. 11  vende te tjera europiane dhe Shtete e Bashkuara kane njoftuar per 90 njerez te infektuar dhe thuajse te gjithe kane qene kohet e fundit ne Gjermanine veriore.

Ministrat e Bujqesise te Bashkimit Europian do te takohen neser ne Luksemburg per te diskutuar krizen dhe ndikimin e saj ne ekonomi ku perfshihet dhe bllokimi qe u ka bere Rusia te gjitha perimeve nga BE. Ministrat ne takimin e neserm do te bisedojne se si te kompesojne fermeret e prekur nga epidemia e E colit.

Zyrtaret gjermane fillimisht cilesuan si shkak te epidemise domatet sallaten jeshile dhe sallatorin e importuar nga Spanja.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›