E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA Debati i pare mes 7 kandidateve republikane per president

Shtate republikane qe duan ti zene vendin presidentit Obama ne zgjedhjet e vitit 2012 do te zhvillojne sonte debatin e pare.

Forumi i cili do te transmetohet ne mbare vendin nga rrjeti televiziv CNN zhvillohet ne Nju Hempshir ku kandidatet po bejne fushate disa muaj para votimeve paraprake vitin e ardhshem.

Sipas nje ankete te CNN-it dhe Korporates per Studimin e Opinionit ish guvernatori i Masacusets Mit Romni gezon mbeshtetjen e 24 per qind te republikaneve dhe te pavarurve qe anojne nga kjo parti.

Ish guvernatorja e Alaskes Sara Pejlin renditet e dyta me 20 per qind e pasuar nga ish kryetari i bashkise se Nju Jorkut Rudi Xhuliani. Te dy keta nuk kane thene ende nese do kandidojne prandaj ata nuk marrin pjese ne debatin e sotem.

Mes atyre qe shpresojne te terheqin vemendjen nga zoti Romni jane ish kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve Njut Gingric ish guvernatori i Minesotes Tim Polenti dhe perfaqesuesja e Minesotes Mishel Bahman. Zonja Bahman e cila mbeshtetet nga levizja Tea Party ende nuk e ka shpallur kandidaturen.

Biznesmeni Herman Kein perfaqesuesi i Teksasit Ron Pol dhe ish senatori i Pensilvanise Rik Santorum do te marrin pjese perseri ne debat.

Ish guvernatori i Jutas Xhon Hantsmen i cili dha doreheqjen kohet e fundit si ambasador i presidentit Obama ne Kine nuk do te jete i pranishem megjithese pritet te hyje ne gare se shpejti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›