Stros Kahn deklaron pafajesine

Ish kreu i Fondit Monetar Nderkombetar Dominik Straus Kahn ka deklaruar se eshte i pafajshem para nje gjykate amerikane ne lidhje me akuzen e ngritur ndaj tij per perpjekje perdhunimi ndaj nje punonjese hoteli ne Nju Jork muajin e kaluar.
Zoti Straus Kahn i cili shoqerohej nga gruaja dhe stafi i tij ligjor u prit nga nje grup grash te veshura si punonjese hoteli qe therrisnin Te te vij turp. Seanca tjeter degjimore ndaj tij eshte planfikuar per ne 18 korrik.
Zoti Stros Kahn eshte akuzuar per sulmin ndaj nje imigranteje 32 vjecare afrikane muajin e kaluar kur ajo pat shkuar per te pastruar suiten e tij ne hotelin Sofitel te Nju Jorkut.
Zoti Stros Kan dha doreheqjen si drejues i FMN pak dite mbasi u arrestua ne 14 maj ne nje aeroplan te linjes ajrore air France pak minuta perpara se te nisje nga Nju Jorku per ne Paris. Ai ka qene ne arrest shtepiak qe kur u lirua nga burgu muajin e kaluar me nje garanci prej 6 milion dollaresh.
Nese gjendet fajtor per akuzat e ngritura ndaj tij 62 vjecari Stros Kahn mund te denohet deri me 25 vjet burg.