Ende heshtet uzurpimi i 6 hektarëve të QKUK-së

Kanë kaluar tri vjet qëkur ish-drejtori i QKUK-së, Ali Sadriu, kishte ngritur çështje mjaft të ndieshme – uzurpimin e gjashtë hektarëve tokë të QKUK-së. Por, siç shkruan “Tribuna”, kjo çështje ka kaluar në heshtje, ndonëse Sadriu kishte kërkuar përgjegjësi për “avullimin” e tokës edhe në Kuvendin e Kosovës.
Zëdhënësi i QKUK- Shpend Fazliu ka thënë se me kërkesë të QKUK-së, drejtuar Drejtorisë së Kadastrës së Komunës së Prishtinës, kanë marrë listën poseduese dhe planin e tokës urbane të QKUK, ku shihet se “ka disa parcializime të tokës urbane, e me këtë edhe zvogëlim të tërësisë pronësore të QKUK-së”. Ai thotë se Drejtoria e Kadastrës duhet të definojë saktësisht pronësinë se QKUK.
Besohet se QKUK në vitin 1958 kishte 43.82 hektarë, kurse tani ka 37.7 hektarë. Pas luftës në vitin 1999, në oborrin e QKUK-së kanë ndodhur uzurpime të mëdha të sipërfaqes së përgjitshme, me vlerë rreth 10 millionë euro./Indeksonline/