Thaçi qorton edhe hoxhallarët

Pjesë e kritikës dhe akuzës së Munduh Thaçit për humbjen e tij në Tetovë janë përfshirë përveç shqiptarëve të Tetovës edhe hoxhallarët.
Për ta Thaçi ka theksuar se duhet t,u vendoset një kryq pasi kanë legalizuar politikën e vendosjes së kryqave nëpër Maqedoni. Ashtu sikurse ishte shprehur për gazetën "Dnevnik", edhe në televizionin "Koha" ka ripërsëritur të njejtën gjë, transmeton albeu.
"Këtyre hoxhallarëve ju them se: a jeni në vete se ç'farë bëni, t'ju porosisë nja 100 kryqe e t'ju vendosë në ballë, që vazhdoni të punoni për këtë strukturë e cila e ortodoksizon tërë Maqedoninë", ka thënë mes tjerash Thaçi./Indeksonline/