E Diel, 1 Nëntor 2026

Shefat e Shtabeve të Mbrojtjes të Ballkanit takohen në Tiranë

Shefat e Shtabeve të Mbrojtjes së vendeve të Ballkanit janë mbledhur sot në Tiranë në konferencën e shtatë të këtij organizmi.

I pranishëm në çeljen e ceremonisë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani tha se, siguria dhe mirëqenia e vendeve tona paqësore mbetet ende e kërcënuar dhe rritet nevoja e bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm si dhe forcimit të mekanizmave mbrojtës.”

Siç raporton noa, Nishani tha se, ka mundësi për të përmirësuar bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes në rajon. “Proceset integruese janë shtysa kryesore për ecjen përpara të të gjitha vendeve tona. Besoj shumë se integrimi euroatlantik ashtu edhe integrimi rajonal janë instrumentet më të çmuar për arritjen e objektivat për të gjitha vendet tona. Po të hedhësh një vështrim për sigurinë ndërkombëtare vihet re se kjo çështje ka marrë një dimension tjetër. Siguria e vendeve tona mbetet e kërcënuar dhe si rrjedhojë rritet nevoja e bashkëpunimit sidomos mes organizmave mbrojtës” deklaroi Nishani.

Presidenti kërkoi bashkëpunimin e të gjitha vendeve të Ballkanit për të ruajtur sigurinë në rajon.

“Terrorizmi mbetet një nga sfidat e rëndësishme për rajonin tonë dhe për mbarë botën duke shtuar se kërkohet një zgjidhje e përbashkët dhe e përballueshme për të gjitha vendet.”, vijoi fjalën e tij në konferencë Presidenti i Republikës së Shqipërisë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›