Ende i këqyr çikat e huaja
Nga Express më 19 gusht 2011 në ora 11:55
Pavarësisht se është i martuar, aktori Daniel Craig shpeshherë ua shkel syrin vajzave të tjera.
Aktori – i cili u martua kohëve të fundit me aktoren Rachel Weisz – duket se i ka dëshirë aventurat e karakterit të tij, James Bond, pasi që shpesh i nguc edhe vajzat e tjera.
“Nuk mund të them asgjë, por për momentin martesa është e mirë”, tha Daniel. “Vajza në Bond me pëlqen dhe normalisht ia kam shkelur pak syrin”, tha ai.