E Shtunë, 31 Tetor 2026

Frustrohet pse nuk bëri “surf”

Nga Express më 19 gusht 2011 në ora 08:27

Aktori Sam Worthington ka thënë se është i frustruar se nuk e ka bërë udhëtimin më atraktiv në jetën e tij.

Aktori i filmit Avatar është në Australi për të xhiruar një film për “surf” që quhet “Drift” – por ai ende nuk është lejuar që të bëjë surf në valë, për shkak të sigurisë së tij.

“Djemtë tashmë janë në Australi duke xhiruar dhe valët janë të mëdha”, tha Sam që gjithmonë ka thënë që “surfin” e ka sport të preferuar.

“Jam i frustruar, sepse ende nuk kam bërë një gjë të këtillë”, ka thënë ai.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›