Ende nuk dihet kush merr pjesë në inaugurim

Në inaugurimin e presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanovic, do të marrë pjesë kryetari i Parlamentit malazez dhe lideri i SDP’së, Ranko Kirvokapic, në cilësinë e kryeparlamentarit, por do të mungojnë ministrat dhe deputetët e partisë të tij, njofton radioja malazeza Antena M, e cila thirret në burime jozyrtare.
Në të vërtetë, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së SDP’së, askush nga krerët e kësaj partie nuk deshi të prononcohej rreth qëndrimit që u mor aty.
“Kemi sjellë një vendim të mençur”, u tha shkurt gazetarëve kryetari i SDP’së, Ranko Krivokapic.
Ndryshe, mbledhja e Parlamentit të Malit të Zi, gjatë të cilës Vujanovic do të betohet si president i ri i vendit, do të mbahet sonte, në Palletin qeveritar, në Cetinje.
Opozita ka njoftuar që më parë se nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e tij. Nëse në inaugurim do të mungojnë edhe deputetët e SDP’së, atëherë Vujanovic do të betohet para më pak se gjysmës së deputetëve të Parlamentit./Indeksonline./