Ende pa marreveshje per afatin e zgjedhjeve

Caktimi i dates se zgjedhjeve te parakohshme tashme eshte bere tema kryesore e debatit brenda spektrit politik ne Kosove. Bisedimet rreth kohes dhe dates se zgjedhjeve po zhvillohen ne tri rrafshe.
Doreheqja e Fatmir Sejdiut nga posti i Presidentit tashme ka lene si opsion te vetem zgjedhjet e parakohshme ne Kosove. Partite politike ne vazhdimesi jane duke prezantuar qendrimet e tyre rreth kohes me te mire per mbajtjen e ketyre zgjedhjeve por ende nuk ka ndonje marreveshje konkrete. Caktimi i dates se zgjedhjeve te parakohshme tashme eshte bere tema kryesore e debatit brenda spektrit politik ne Kosove. Bisedimet rreth kohes dhe dates se zgjedhjeve po zhvillohen ne tri rrafshe. Aktualisht ka nje debat ndermjet partnereve te koalicionit pastaj bisedime te secilit subjekt politik me ushtruesin e detyres se Presidentit Jakup Krasniqin si dhe kane nisur debatet perbrenda secilit subjekt politik. Aleanca Kosova e Re te shtunen ka dale me qendrime te peraferta si edhe Lidhja Demokratike e Kosoves duke preferuar nje periudhe prej 4 deri ne 6 muaj per organizimin e zgjedhjeve. Nenkryetarja e pare e AKR-se Mimoza Kusari-Lila ka thene se zgjedhjet e parakohshme tashme jane imponuar dhe se nevojitet vetem pergatitja e mire e tyre. AKR-ja mendon se konform ligjit ne fuqi kjo periudhe mund te jete nga 4 - 6 muaj dhe ne asnje menyre te mos mbahen zgjedhjet kete vit sepse nuk ka kohe te mjaftueshme as per KQZ-ne Komisionin Qendror Zgjedhor e as per Grupin punues per reformen zgjedhore qe te pergatitet per proces te lire dhe demokratik zgjedhor - ka thene Kusari-Lila. Ne anen tjeter Partia Demokratike e Kosoves dhe Lidhja Demokratike e Kosoves si partnere ne qeverine aktuale kane vazhduar konsultimet por pa ndonje rezultat te kumtuar para mediave dhe opinionit. Burime nga keto dy parti politike kane thene se aktualisht PDK-ja ka si opsion shkurtin kurse LDK-ja marsin si kohe me te pershtatshme per zgjedhjet e parakohshme. Nenkryetari i PDK-se Hajredin Kuci ka thene se nuk i sheh si mospajtime ndermjet partnereve te koalicionit ceshtjet qe kane te bejne me zgjedhjet. Une nuk kisha dashur qe ti zhvendos keto ceshtje ne mospajtime. Mund te themi qe ka debate edhe perbrenda partive politike dhe asnje parti politike deri me sot nuk ka dale me ndonje date qe te thuhet se te tjeret e refuzojne apo e pranojne. Jane debate te brendshme ne radhe te pare ne partite politike jane debate po ashtu ndermjet partnereve te koalicionit por edhe me subjektet tjera politike - eshte shprehur Kuci. Para se te shkohet ne zgjedhjet e parakohshme edhe AKR-ja eshte shprehur se u bashkohet partive te tjera politike qe mendojne se duhet te zbatohen edhe reformat ne Ligjin per Zgjedhjet i cili eshte vleresuar se ka shume mangesi. Mimoza Kusari-Lila thote se keto reforma duhet te kalojne ne forme pakoje ne Kuvend dhe te aprovohen. Konsiderojme se tash pas ngjarjeve te fundit eshte momenti final ne te cilin Kosova duhet ti beje pergatitjet e duhura per te hyre ne zgjedhjet e parakohshme. Me kete rast ARK-ja i ben thirrje grupit qe po punon ne reformen zgjedhore qe ta prezantoje nje plan me dinamik te reformes zgjedhore ti prezantoje keto ndryshime ne Kuvend i cili do ti miratoje dhe ushtruesi i detyres se presidentit te shpalle daten e zgjedhjeve te parakohshme - ka theksuar Kusari-Lila. Nderkaq domosdoshmeria per zgjedhje sipas zevendeskryeministrit Hajredin Kuci diktohet edhe nga nevoja qe Kosova ti kete institucionet funksionale. Une jam i bindur qe Kryeministri bashke me Sejdiun do te jene ne bashkepunim te perhershem - ai ka dhene doreheqje nga pozita e presidentit por eshte partner politik i PDK-se qe momentalisht jemi ne koalicion bashkerisht. Por e them jam i bindur se do te jemi partnere edhe ne ndertimin e vendit ne te ardhmen ne proceset qe na presin. PDK-ja nuk eshte e interesuar edhe nese i ka 2 te tretat ne Kuvendin e Kosoves ti mbaje tri postet qendrore - ka deklaruar Kuci. Ne baze te Kushtetutes caktimi i zgjedhjeve kerkon nje konsensus te gjere politik qe arrihet si rezultat i bisedimeve ndermjet Presidentit kesaj radhe ushtruesit te detyres dhe partive politike pjesemarrese ne procesin zgjedhor.