E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te gjithe per mbrojtjen e Haradinajt

Institucionet e Kosoves duhet te ndajne buxhet me te cilin do te financohet mbrojtja e liderit te Aleances per Ardhmerine e Kosoves Ramush Haradinaj

Deputetet e Kuvendit te Kosoves partite opozitare dhe qeveria pajtohen se institucionet e vendit duhet te ndajne buxhet me te cilin do te financohet mbrojtja e liderit te Aleances per Ardhmerine e Kosoves Ramush Haradinaj.

Ata thone se ish-kryeministri Haradinaj i cili ndodhet ne Tribunalin e Hages akuzohet per vepra gjate kohes qe ishte komandant i Ushtrise Clirimtare te Kosoves dhe si i tille nuk e perfaqeson partine e tij por tere Kosoven.

Nderkaq duke ndare nje milion dollare per mbrojtjen e Haradinajt shume e cila eshte edhe perllogaritja paraprake per mbrojtjes se tij e cila do te ishte shenje e kujdesit institucional per luften si dhe do te sigurohet dinjitet dhe transparence e fondit.

Kryetari i Komisionit Parlamentar per te Drejtat e Njeriut Fatmir Rexhepi tha se lufta e UCK-se ka qene lufte qe ka mbrojtur popullin nga agresori dhe si e tille sipas tij kjo duhet te kualifikohet nga te gjitha qeverite e pasluftes. I takon qeverise qe ne frymen e mbrojtjes se ketyre lirive dhe te drejtave te pjesetareve te UCK-se te krijoje edhe nje mbrojtje tjeter qe ofron nje sherbim dhe nje mundesi. Eumlshte me mire te organizohet qeveria me fonde ne menyre legale sesa ti detyroje njerezit te kerkojne lemoshe ose kerkime te parave - thote ai duke shtuar se ndarja e mjeteve per Haradinajn ka nje dimension tjeter ngaqe sipas tij qeveria duhet te interesohet edhe per te kaluaren edhe per te sotmen e qytetareve te saj.

Ndersa deputeti i Aleances Kosova e Re AKR Ibrahim Makolli tha se eshte defekt i madh qe Kosova nuk ka arritur te krijoje nje fond me te cilin do te mbroheshin te akuzuarit e Tribunalit te Hages. Do te duhej te kishte nje buxhet te tille. Vendet e tjera duke perfshire Kroacine edhe Bosnjen kane krijuar fonde nepermjet te cilave sigurohet mbrojtja juridike e ketyre personave ne vecanti kur ne Kosove nuk ka pasur krime te kryera nga ana e shqiptareve - tha Makolli. Ai shton se meqenese lufta e UCK-se ka qene e drejte mbrojtja e te akuzuarve nga Haga nuk nenkupton mbrojtjen e tyre si individ por mbrojtjen e luftes per liri. Do te duhej te ishte nje fond i cili do te merrte ne mbrojtje ata qe akuzohen nga Tribunali i Hages pa e predikuar fajesine apo pafajesine e askujt - thekson ai.

Nese nuk ndahen 1 milion dollare nga qeveria e Kosoves per mbrojtjen e liderit te AAK-se ky veprim nga anetaret e kesaj partie shihet si tendence e Kryeministrit te Kosoves Hashim Thaci qe te mbaje sa me larg kundershtarin e tij politik. Eumlshte ceshtje e qeverise. Kjo nuk eshte pune imja. Absolutisht sikur te isha une kryeminister do ti ndaja mjetet sipas logjikes sime. Logjika e kesaj qeverie eshte e tille qe rivalet te mos i kete ketu dhe te beje zgjedhje te parakohshme - thote deputeti i Aleances per Ardhmerine e Kosoves Naim Maloku duke i ikur cdo lloj komenti tjeter.

Megjithate drejtues te qeverise se Kosoves thone se nuk jane duarshtrenguar per kundershtarin e tyre politik Ramush Haradinajn. Ne kemi vullnet qe njerezit tane qe perballen me drejtesine ne Hage te kene nje mbrojtje me dinjitet mbrojtje plotesisht profesionale. Ne kete drejtim do te shikojme mundesite brenda institucioneve por edhe ne koordinim te plote me faktorin nderkombetar tha Kuci. Ai shton se nese pajtohet faktori nderkombetar per ndarjen e nje shume per mbrojtjen e Haradinajt ne qeverine e Kosoves ekziston vullneti per te bere dicka te tille.

Ndarja e fondeve per mbrojtjen e Ramush Haradinajt per shoqerine civile duhet te behet ne nje proces tejet transparent. Ramadan Ilazi drejtor ekzekutiv i levizjes Fol thote se pavaresisht nga menyra se si do te sigurohen mjetet publiku duhet te kete qasje ne grumbullimin dhe menaxhimin e tyre. Ne cilin do opsion edhe nese qeveria paguan ato jane mjete te qytetareve te Kosoves. Ajo qe ne kerkojme eshte qe ky proces te jete sa me transparent dhe ti nenshtrohet kontrollit publik - thote Ilazi.

Ramush Haradinaj eshte akuzuar per krime lufte sa ishte Kryeminister i Kosoves. Ai ne mars te vitit 2004 ka dhene doreheqje nga pozita e Kryeministrit dhe ka udhetuar per ne Hage ndersa ne prill 2008 eshte liruar si i pafajshem. Nderkaq me 21 korrik te ketij viti Dhoma e Apelit e Gjykates se Hages ka vendosur ta rigjykoje pjeserisht ate me arsyetimin se gjate gjykimit te pare ka pasur disa leshime qe kane te bejne me frikesimin e deshmitareve. Per te mbrojtur Ramush Haradinajn mbrojtja ka kerkuar me shume se 1 milion euro.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›