Roma arrin akordin me Strootman

Sipas informacioneve të fundit të mediave italiane, Roma ka arritur marrëveshjen me klubin holandez, PSV, për transferimin e mesfushorit Kevin Strootman.
Holandezi do t’iu kushtoj 15 milion verdhekuqëve, teksa për të interesim të madh në të kaluarën kishin shprehur edhe Manchester United e Milan. Të kujtojmë që Roma ka arritur marrëveshje edhe me vetë futbollistin dhe zyrtarizmi pritet në ditët në vijim./indeksonline/