E Diel, 1 Nëntor 2026

Eto, jo më futbollisti më i shtrenjtë

Klubi rus i Anzhit planifikon t’ia ul pagën vjetore sulmuesit kamerunas Samuel Eto’o nga 20 deri në shtatë milionë euro, raporton gazeta “Izvestia”.

Siç raporton kjo e përditshme, Anzhi fillimisht dëshiron t’ia zgjas kontratën ish-lojtarit të Interit, e cila i mbaron në vitin 2014, por me një ofertë që është tre herë më e vogël se kjo e tanishmja.

Eto’o në vitin 2011, kur u transferuar nga klubi i Interit për tek ekipi i Anzhi Makhachkalas, u bë futbollist më i paguar në botë.

Kujtojmë se reprezentuesi kamerunas pavarësisht se kohët e fundit ka kaluar në harresë, ka pagën më të madhe se dy lojtarët më të mirë në botë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, të cilët paguhen nga 16, përkatësisht 12 milionë euro në vit./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›