E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ende te rinj por drejt plakjes


Shqiperia vazhdon te mbetet një vend me moshë mesatare të re, nën 33 vjec. Por që nga viti 1960 lindjet kanë pësuar rënie, tendencë që konfirmohet edhe nga rregjistrimi i fundit i popullsisë në vitin 2001. Kjo rënie e lindjeve tërheq vëmendjen për fillesën e mplakjes së popullsisë.

Sot Shqipëria numëron sot 29 shtëpi publike dhe jo publike, të licensuara nga Ministria e Cështjeve Sociale, që ofrojnë strehim, ushqim dhe aktivitete për 1700 të moshuar.

Kusht kryesor, të qenët i braktisur dhe me të ardhura të pakta. Kjo përcaktohet nga pushteti lokal. Shtëpia e të Moshuarve në kryeqytet ka 30 të moshuar rezidentë dhe 20 të tjerë nga komuniteti, që vijnë kalojnë ditën.

"Aktivitetet në këtë qendër janë të larmishme. Të moshuarit kërkojnë që të dalin, madje ata kanë parë rrugën e re, tunelin dhe kane shkuar ne Kosove", thotë Denada Seferi, drejtore e Politikave të Shërbimeve.

Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve është një rast për festë, për të marrë dhurata të ndryshme, por edhe për të pritur politikanë të lartë. Kryeministri zotohet se kjo shtëpi do të rindërtohet. Kurse plani i rindërtimit të saj, do të diskutohet me të gjithë, për ta bërë atë sa më të përshtatshme për rezidentët e saj. Kryeministri është i përqendruar vetëm te kjo ditë dhe nuk pranon të bëjë komente për aktualitetin politik.

Për fat që mosha e pensionit nuk është 70 vjec. Përndryshe disa prej rezidentëve të kësaj shtëpie nuk do të ishin këtu, por duke punuar. Nëse do t'i kishin ende një punë.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Tiranë, nis zhbllokimi i hapësirave publike
Ka nisur në Tiranë aksioni për tregtarët që s'kanë liruar hapësirat publike sipas afatit të vendosur nga bashkia.
Thirrja e Pollos: Mbështeteni censusin
Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit Genc Pollo, i ka bërë thirrje qytetarëve që të pranojnë dhe t’i përgjigjen pozitivisht regjistrimit të popullsisë që nis mëngjesin e datës 1 tetor. Abuzimi me ilacet në spitale
Pacienti do të firmosë tashmë në kartelën e tij për të gjitha medikamentet që ka blerë gjatë kohës që ka marrë mjekimin në spital. Bulqizë, minatorët dalin nga greva e urisë
Minatorët e Bulqizës dalin nga greva e urisë pas arritjes së marrëveshjes me kompaninë e kromit ACR. Kukës, 4% e banorëve e paguajnë energjinë
Konsumatorët e energjisë elektrike në Kukës vazhdojnë të mos paguajnë faturat për sasinë e energjisë së konsumuar duke thelluar kështu borxhet që kanë ndaj CEZ.

Lajmet kryesore

Arvizu: Faleminderit shqiptarëve
Shqipëri-SHBA, 20 vjet nga rivendosja e marrëdhënieve
Zhduket një tjetër i kërkuar
Fillon zyrtarisht regjistrimi
Lufta tregtare, Kroacia kërkon të penalizojë Shqipërinë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›