Endeavour kthehet me sukses ne toke

Anija kozmike “Endeavour” u ul me sukses ne Bazen Ajrore Edwards të Kalifornise në orën 14.25 minuta me oren lokale, 22 e 25 minuta me oren tonë. NASA vendosi te ndryshoje vendin e uljes se anijes dhe ekuipazhit te saj prej 7 astronautesh, pas motit te keq te rregjistruar ne Qendren Hapsinore Kenedi, nga ku u nis me 14 Nentor.
Anija kozmike u kthye ne toke pas misionit qe kishte si qellim te zgjeronte dhe rinovonte Stacionin Nderkombetar te Hapsires. Punimet ishin me te ngadalta nga sa ishin parashikuar. Njera prej astronauteve humbi canten e mjeteve te punes gjate shetitjes se pare ne hapesire.
Ky eshte misioni i katert dhe i fundit i “Endeavour” për vitin 2008. Në Maj të vitit 2009 NASA parashikon te zgjeroje nga tre ne gjashte ekuipazhin e Stacionit Nderkombetar te Hapsires, c’ka do te thote se do te duhet te gjenerohet me shume nga elektricitet dhe uje te pijshem.