Thaci: Gjashtepikeshi, i pazbatueshem ne Kosove

“Harrojeni gjashtepikeshin, ai eshte i pa zbatueshem ne Kosove”. Keshtu eshte shprehur kryeministri Hashim Thaci te dielen gjate nje takimi me banoret e fshatit Recan te Komunes se Prizrenit.
Gjate kesaj vizite kreu i qeverise eshte shoqeruar nga zevendeskryeministri Hajredin Kuci dhe disa ministra te kabinetit te tij.
Pas takimeve me qindra qytetare te Recanit dhe te fshatrave perreth, Thaci tha se kjo vizite nuk ka si qellim vetem thenien e premtimeve, por fillimin e realizimeve te shume projekteve.
“Nuk do te lejojme qe ne Kosove te kete qytetare te rendit te pare dhe te dyte. Secili do te jete i barabarte, pa marre parasysh perkatesine etnike, kjo vlere eshte e cilesuar qarte edhe ne Kushtetuten e Republikes se Kosoves”, tha kryeministri kosovar.