E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Enderronte per Miss, por e perdhunuan"

Gjykata e Lezhes, le ne qeli te mituren Aurora L., tentoi te vriste fqinjin qe abuzoi me te seksualisht

Lezhe- Vajza e mitur qe sulmoi nje 18-vjecar me arme, te cilin e akuzonte si perdhunues, enderronte qe nje dit te behej "Miss Shqiperia". Aurora L., nuk ka mundur dot te bind trupin gjykues se akti qe ndermori ishte kryer vetem per te trembur Kristjan L., qe pas lirimit nga gjykata i kalonte para shtepise dhe i bente presion pas denoncimit per abuzime seksuale. Kurse nena e saj, Liza L., ne nje interviste per gazeten "KJ" tregon ngjarjen dhe padrejtesine, duke i bere apel Prokurores se Pergjithshme, Ministrise se Drejtesise, presidentit dhe Kryeministrit qe te nderhyjne, pasi po shkojne ne vetegjyqesi si pasoje e vendimeve te padrejta te drejtesise.

Kur ka ndodhur sulmi ndaj vajzes suaj ?

Ka dy muaj qe ka ndodhur si ngjarje, ku Kristjan L., 18 vjec, i ndihmuar edhe nga i ati, nga fshati Tale i Lezhes, kane arritur qe t'i shkaterrojne jeten vajzes duke i marre nderin. Ka qene Kristjani i cili pasi ka vene re qe vajza ime Aurora ndodhej e vetme ne shtepi, pasi femijet e tjere kane qene ne shkolle dhe une duke shitur tek kioska, ka hyre ne shtepi duke e sulmuar.

Si e mesuat ngjarjen ?

Kur jam kthyer ne shtepi, kam gjetur vajzen duke qare dhe e pergjakur. Kam biseduar me te dhe menjehere e kam marre duke iu drejtuar organeve te policise, e bindur qe do me mbronte ligji, si mua edhe vajzen time.

Cili qe reagimi i policise ?

Pasi mori njoftimin, policia erdhi dhe pyeti vajzen, mua me femijet, e me pas arrestuan personin qe e sulmoi.

Po me pas ju thirren ne prokurori ?

Na kane thirrur dhe nje muaj pas arrestimit, vume re se Kristjani serish levizte i lire ne rruge, ku vazhdoi te provokonte. Kjo gje detyroi vajzen qe pas problemeve qe kane ndodhur te humbte durimin e te tentonte te qellonte ndaj tij.

Pse mendoni se vajza juaj mori kete iniciative ?

Kete gje ajo e ka kryer pasi ishte teresisht e zhgenjyer nga organet e drejtesise. Une bej nje apel ndaj prokurorise dhe gjykates dhe te mendojne si per femijet e tyre. Kemi jetuar me djersen tone pa cenuar askend dhe kjo nuk eshte normale qe te vije tjetri ne shtepi dhe te te perdhunoje femijen. Jeta e vajzes time eshte shkaterruar.

Ne cfare klase eshte Aurora dhe cila ishte endrra e saj ?

Ishte ne vitin e dyte ne gjimnaz dhe enderronte te behej "Miss Lezha" dhe me pas "Miss Shqiperia". Eshte nje vajze e sjellshme dhe e rregullt, ka perjetuar nje shok te rende dhe me eshte dashur t'i qendroj prane, duke e penguar te ndermerrte edhe veprime ndeshkuese ndaj vetes.

Cilat do jene hapat qe do merrni me tej ?

Nuk e di, pres reagimin e Ministrise se Drejtesise dhe prokurorise, qe te pakten personin qe i shkaterroi jeten vajzes te vendoset para pergjegjesise. Ndersa si nene do pres deri sa te jepet vendimi i gjykates. Thuhet se i ati i djalit ka paguar 40 milione leke qe te nxjerre femijen, por une ku nuk kam leke as per te paguar nje avokat per femijen tim. Imagjinoje gjendjen ne te cilen ndodhet ajo, ku une nuk kam mundesi dhe te ardhura per t'i mbajtur me buke, e jo me te perballoje burgun.

A kane shkuar femijet e tjere ne shkolle ?

Jo, pas ngjarjes nuk i kam derguar, pasi bashkeshortin s'e kam ne shtepi dhe po keshtu kur femijen ma perdhunuan e shteti nuk me mbrojti, si mund t'i mbroj une jeten e ketyre femijeve nese ata ikin ne shkolle. Nuk e kuptoj kete, edhe te abuzojne me ty seksualisht edhe te lirohen nga gjykata, kurse njeriu i demtuar nga kjo histori burgoset. Ky eshte paradoks.

Cili eshte apeli juaj ?

Une i kerkoj prokurores se pergjithshme dhe drejtuesve te shtetit qe te dergojne ne Lezhe eksperte dhe te verifikojne dokumentacionin ne dosje. I bej apel edhe Kryeministrit dhe Presidentit, sepse kjo eshte nje padrejtesi. Shteti te mos na lejoje te shkojme ne vetegjyqesi. Te mendojne si per femijet e tyre.

Pse mendoni se vajza juaj eshte perdhunuar ?

Sepse e kam pare gjendjen e saj dhe kam biseduar me te. Po keshtu shtepia ishte e shkaterruar e gjitha. Per me teper une e njohe femijen tim shume mire dhe ekspertiza tregon te njejten gje.

Ardian Bushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›