Vajza para gjykatesve: Me mori nderin, desha ta trembja
Gjykata ka lene ne masen "arrest me burg" 17-vjecaren per vepren penale te "vrasjes se mbetur ne tentative", ngjarje e ndodhur kater dite me pare ne nje lokal te fshatit Tale te Lezhes. Nena e vajzes, Liza L., e deshperuar nga vendimi i trupit gjykues, ka akuzuar drejtesine se e coi te bijen ne vetegjyqesi, pasi raporti mjeko-ligjor konfirmonte se 18-vjecari kishte dhunuar seksualisht te mituren. Por gjykata mori parasysh deshmine e adoleshentit se 17-vjecarja i kishte shkuar vete. Ngjarja ndodhi dy muaj me pare dhe pas disa javesh hetimi Kristjan L., u lirua nga qelia. Pak dite me pas 17-vjecarja e sulmoi me nje arme tip pistolete, por pa ka gabuar shenjestren. Gjate deshmise se dhene dje para trupit gjykues, Aurora L., ka deklaruar se fqinji i saj e kishte mashtruar duke i marre nderin dhe shkaterruar jeten, ndersa donte vetem ta trembte pasi e provokonte. Avokati eshte vendosur nga ana e gjykates, pasi prinderit e saj nuk kishin te ardhura dhe mundesi per te gjetur avokat.