E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inva Mula, refuzon pajtimin me Pirron

Tirane- Sopranoja me fame boterore, nuk ka pranuar dje pajtimin me bashkeshortin e saj, Pirro Cakon. Ndersa mbrojtesja e ketij te fundit ka kerkuar shtyrjen e procesit, ne menyre te tille qe Cako te ishte prezent gjate gjyqit. Por gjykata e ka quajtur te konsumuar seancen e pajtimit, duke marre parasysh se paditesja, nuk ka pranuar t'i jape nje shans marteses se saj.

Seanca

Inva Mula eshte paraqitur rreth ores 11:00 ne Gjykaten e Tiranes, se bashkuar me avokatin e saj mbrojtes, Sokol Como. Makina tip "Regina", e zeze, me targe TR 6818 P eshte parkuar para gjykates, ku Mula ka dale me shpejtesi per te mos u vene re nga mediat. Burime nga gjykata kane bere te ditur, se sopranoja eshte pyetur nese ishte dakord per pajtimin me bashkeshortin e saj, kengetarin Pirro Cako. Kjo e fundit nuk ka qene dakord per nje pajtim te tyre. Nga ana tjeter mesohet se Mula, nepermjet avokatit te saj Sokol Como, i ka kerkuar gjykates qe te zhvillonte edhe nje seance tjeter gjyqesore ne menyre te tille qe te ishte prezent edhe Pirro Cako. Ndersa nga ana e saj, avokatja Olta Kotherja, e cila mbron interesat e kengetarit Pirro Cako ka kerkuar qe te shtyhej seanca e djeshme gjyqesore ne menyre te tille qe te paraqitej edhe klienti i saj, pasi e kishte marre njoftimin me vonese. Gjykata ka refuzuar te dyja kerkesat e paleve, duke shtyre procesin per ne daten 2 qershor te ketij viti.

Divorci

Kerkesen per divorcin e ciftit e ka depozituar ne daten 1 prill te ketij viti, avokati i sopranos Inva Mula. Ne kerkesen e dorezuar ne gjykate, Mula argumentonte se martesa e saj e ka humbur kuptimin, per shkak se jetonin shume kohe te ndare. Padia e depozituar nga Mula mban si objekt te saj, zgjidhjen e marteses. Ne seancen e radhes pritet qe te dyja palet, te firmosin edhe divorcin e tyre, duke i dhene fund perfundimisht lidhjes se tyre bashkeshortore prej disa vitesh. Ne Gjykaten e Tiranes jane zhvilluar vetem tre seanca gjyqesore per divorcin e ciftit te njohur. Inva Mula dhe Pirro Cako kane nje djale14 vjec Anthony, qe jeton ne France me te emen.

R.Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›