Dritan Dajti vazhdon te shtyhet
Telenovela procesit gjyqësor ndaj Dritan Dajtit vazhdon edhe në seancën e radhës nuk u paraqiten dy avokatët kryesisht.
Njëri prej tyre nuk kishte preferuar t’i përgjigjet ftesës së Gjykatës ndërsa tjetri, njoftonte togat e zeza se ishte sëmur me zemër dhe nuk e merrte përsipër mbrojtjen e të pandehurit.
I pandehuri akuzoj gjykatën se po i zvarrit procesin gjyqësor, ndërsa apeloi për zv/kryetarin e KLD-së dhe kryetarin e Gjykatës së Krimeve të Rënda të mos akuzojnë atë për shtyrjet e seancave gjyqësore.
Të ndodhur në kushtet e mos paraqitjes së avokatëve, gjykata kërkoi nga Dajti të vazhdoi gjyqi pa pranin e mbrojtësit. Kjo kërkesë u refuzua nga i pandehuri që u largua nga salla e gjyqit, duke detyruar togat e zeza të ndërpresin dhe shtynë seancën gjyqësore.
dhe i pandehuri nuk pranon të zhvillohet gjyqi pa pranin e mbrojtësit, çka u largua nga salla e gjyqit…
Por, para se të largohet Dajtin e kishin irrituar deklaratat e një ditë më parë të zv/kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Elvis Cefa dhe kryetarit të Gjykatës së Krimeve të Rënda gjyqtarit Sandër Simoni.
Që të dy këta, akuzojnë Dajtin për zvarritjet dhe dështimet e seancave gjyqësore ndaj tij.