E Shtunë, 31 Tetor 2026

Energjia Bode paralajmeronrishikimin e buxhetit

TIRANE- Ministri i Financave nuk perjashton mundesia qe qeveria te rishikoje buxhetin me qellim gjetjen e parave per te siguruar furnizimin me energji pasi Korporata Elektroenergjetike duket se nuk ka me para per import. Paralajmerimin per ndryshimin e buxhetit e beri Ministri i Financave Ridvan Bode i cili tha se nje fond kontigjence do te vihet ne dispozicion per KESH-in me qellim perballimin e situates. Parashikohet qe Ministria te percaktoje nje fond prej 2.5 miliard lekesh. Nga ana tjeter negociatat mes qeverise kompanise private CEZ dhe KESH-it duket se jane drejt finalizimit. CEZ do te paguaje nje pjese te borxhit qe i ka kompanise KESH duke i mundesuar asaj blerjen e energjise.

Pak kohe me pare qeveria vuri ne dispozicion 4.5 miliard leke garanci qe KESH te merrte kredi nga bankat per te paguar faturat e importit. Por edhe nje situate e tille nuk i dha zgjidhje situates. Rezervat hidrike ndodhen ne piken e tyre minimale dhe kjo situate ka detyruar KESH-in te kryeje importe te medha dhe me kosto te larte ndersa CEZ dhe OST kane shtuar kufizimet.
sg/vizionplus/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›