E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarande operacioni Invalidiperfundon ne pranga mjeku

Operacioni Invalidi i policise se Sarandes te mbeshtetur edhe nga ajo e Vlores ka bere te mundur arrestimin e mjekut reumatolog Jani Qirjaqi 65 vjec per vepren penale te korrupsionit pasive.

Arrestimi i Qirjaqit u krye pasi nga hetimet e strukturave kunder krimit financiar ka rezultuar se mjeku ka marre shumen prej 25 mije leke te reja shtetasit B. D. ne kembim te dhenies se raportit mjekesor te invaliditetit KEMP per babain e tij.

Ne cilesine e proves materiale ketij shtetasi gjate kontrollit personal ju gjet dhe sekuestrua shuma prej 25 mije lekesh. Gjithashtu nga provat e grumbulluara nga strukturat e policise ka rezultuar se ky shtetas kete praktike kriminale e ka ndjekur edhe ne disa raste te tjera te meparshme. ah/shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›