Energjia, OSSH: Nuk ka grafik kufizimesh, vetëm remonte
Një pjesë e periferisë së Tiranës ka pasur mëngjesin e sotëm ndërprerje të energjisë elektrike. Kjo për shkak të defekteve të shkaktuara nga moti i keq. Ndërkohë, drejtuesit e OSSH-së deklarojnë se nuk po zbatohet asnjë grafik kufizimesh.
Moti i keq ka shtuar defektet në rrjetin elektrik. Si pasojë kanë ngelur pa energji një pjesë e periferive të Tiranës. Specialistët e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së energjisë (OSSH), po punojnë për riparimin e tyre. Ndërkohë drejtuesit e OSSH-së sigurojnë se nuk po zbatohet asnjë grafik kufizimesh, por ndërprerjet janë të përkohshme, për shkak të avarive dhe remonteve që po kryhen në linja.
“Janë 10 linja të tensionit të mesëm, përsa i përket Tiranës të cilat kanë qenë sot në gjendje avarie. Pjesa më e madhe e tyre është riparuar, po punohet edhe për pjesën tjetër dhe besoj deri në mbasdite do të rikthehet furnizimi normal me energji. Të gjitha brigadat janë në punë me orar të përcaktuar për të riparuar defektet”- tha Drejtori i Njësisë së Tensionit të Lartë Admirim Lakra.
Ulja e temperaturave është shoqëruar edhe me rritje të konsumit me energji elektrike. Aktualisht në shkallë vendi konsumohen rreth 28 milionë kilovat orë, ku pjesën më të madhe të konsumit e ka Tirana me 7 milionë kilovat orë.
(O.Zh/ BalkanWeb)