Vlorë, gjenden 170 kg kanabis sativa në një banesë
Në një apartament në katin e pestë të një pallati në lagjen Cole të Vlorës, policia ka gjetur më shumë se 170 kg hashash në gjendje të presuar. Poseduesit e sasisë në fjalë nuk janë gjetur në vendngjarje, ndërkohë që policia është në kërkim
Policia e Vlorës është lajmëruar në mesdite se në një banesë në lagjen Çole gjendeshin sasi të konsiderueshme kanabis sativa. Efektivët e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur në një apartament në katin e pestë të një pallati në lagjen Cole të Vlorës më shumë se 170 kg hashash në gjendje të presuar. Poseduesit e sasisë në fjalë nuk janë gjetur në vendngjarje, ndërsa banorët e pallatit që lajmëruan policinë thonë se banesa ishte marrë me qera nga disa persona, emrat e të cilëve ua kanë dhënë efektivëve të policisë. Policia ka identifikuar poseduesit dhe është vënë në kërkim të tyre....