”The Independent”: Nëntori më i mirë për Shqipërinë
Nga Eva Kushova
Gazeta britanike ‘The Independent” në një artikull të sotshëm e vlereson Shqiperine si te cuditshme. Për londinezen, nëntori i këtij viti ka qënë befasues për fluturimet ajrore dhe bumin e udhëtimeve të britanikeve drejt Tiranës
LONDER-"Ky eshte Nentori me i mire per Shqipërinë", shtetin më të cuditshem të Europës. Kështu shkruan gazeta britanike ‘The Independent” në një artikull të sotshëm që në fakt ka të bëjë me fluturimet ajrore dhe bumin e udhëtimeve të britanikeve drejt Tiranës. “Javën e shkuar, Shqipëria u zgjodh destinacioni turistik i javës nga ‘Independent Traveller’, ndërsa një ditë më parë festoi Ditën Kombëtare” – shkruan gazeta. Këtë vit në Shqipëri ka patur një numër të madh udhëtimesh nga Britania dhe kjo falë politikave të Ministrit Britanik të Ekonomisë, Alistir Darling qe ka reduktuar taksën për fluturim drej Tiranës ne 29 paund. “The Independent” e pershkruan Shqipërinë si një vend të cuditshem, bastionin e fundit te stalinizmit ne Europë, por që tashme eshte perfshire ne menyre te vrullshme nga kapitalizmi. “E megjithate nese kerkon te gjesh objekte apo relike komuniste, Shqiperia ende t’i ofron”, -thuhet ne artikull. “Perjashto Tiranën qe eshte e gjalle e moderne, Durresi eshte port i lashte dhe ka nje amfiteater romak. Edhe qytetet e tjera kane histori mbreselenese, ndersa nuk mund te lihen menjane plazhet e mrekullueshem ende jo te populluara në masë”. Nderkohe shoqatat britanike të turisteve po punojnë që tani, ne menyre qe vitin qe vjen Shqiperia te jete destinacioni kryesor për turistet, jo më për vendet historike, por për plazhet e mrekullueshme.
(d.b/News24/BalkanWeb)