Energjia Qeveria djeg75 te fondit kontingjence
TIRANE- Nga 2.66 miliarde leke te reja qe parashikon buxheti i shtetit per 2012-en qeveria ka shpenzuar qe ne fillim te vitit 75 per qind te tij. Ne nje deklarate per median kreu i KESH-it Engjell Zeqo ka njoftuar se qeveria ka disbursuar 2 miliarde leket e premtuara per te blere energji nga importi. Sipas tij Korporata po punon per te siguruar energji nga jashte per muajin mars nderkohe qe prurjet ne kaskaden e lumit Drin jane nga me te paktat historikisht.
SITUATA HIDRIKE
Prodhimi i energjise mbi mesataren normale ne kushtet e veshtiresive per te siguruar import ka sjelle uljen e metejshme te nivelit ne liqenin e Fierzes me rreth 4 metra. Aktualisht niveli ne kete liqen eshte 258.31 metra dhe prurjet jane ne nivele minimale prej 50 metrash kub ne sekonde. Me e rende paraqitet situata ne dy HEC-et e tjere mbi Drin. Niveli ne liqenin e Komanit eshte 170.58 metra dhe prurjet 21 metra kub ne sekonde gati tri here me te ulta krahasuar me te njejten periudhe te para nje viti. Niveli i ujit ne liqenin e Vaut te Dejes eshte 71.2 metra dhe prurjet jane vetem 20 metra kub ne sekonde.
SITUATA RAJONALE
Ndonese ka marre nje sasi te konsiderueshme fondesh nga qeveria KESH-i ka veshtire te konsiderueshme aktualisht per te kontraktuar energji nga importi. Ne vend po prodhohen rreth 14 milione kilovatore ne dite dhe 11 milione te tjera importohen. Por nuk dihet sa do te shkoje kjo situate.
Kompania energjetike shteterore per prodhimin e energjise elektrike ne Maqedoni njoftoi se ka blere me cmim mesatar prej 155.75 eurosh per nje megavatore. Vjet cmimi ka qene rreth 50 euro. Megjithate edhe me kete tarife te larte nevojat e Maqedonise per energji elektrike plotesohen deri me 29 shkurt.
Bullgaria nje nga eksportuesit me te medhenj te energjise ne rajon ka deklaruar se do te nderprese perkohesisht eksportin ndersa Serbia lajmeroi ndalimin e tranzitimit te energjise permes rrjetit te saj duke i vendosur te gjitha kapacitetet ne sherbim te korporates vendase te energjise. Rrjeti transmetues i Serbise eshte unaza kyce e qarkullimit te energjise ne rajon prej nga kalon shumica e shkembimeve energjetike. Qeveria serbe ka shpallur gjendjen e jashtezakonshme deri ne fund te muajit dhe gjate kesaj periudhe nuk do te lejoje tranzitimin e energjise nga rrjeti i saj ne drejtim te vendeve te tjera.
Ky vendim i Serbise kercenon disa vende njeheresh te Ballkanit vecanerisht Kosoven Shqiperine Maqedonine dhe Malin e Zi.
Sipas drejtorit menaxhues te Korporates se Kosoves Arben Gjukaj situata ne Shqiperi eshte edhe me e rende. Prodhimi i energjise nga hidrocentralet per shkak te bores dhe ngricave ndodhet para kolapsit tha ai ne Prishtine dje.