E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ilir Gjoni Shqiperia ka rrjedhje te informacioneve sekrete

TIRANE- Numri dy i Komisionit te Sigurise Ilir Gjoni per Shqiptarja.com tha se NATO ka qene e shqetesuar per rrjedhjen e informacioneve sekrete nga Shqiperia. Ai flet per ligjet dhe qendrimin e Berishes ndaj institucioneve Kushtetuese.

Ne komisionin e sigurise kane ardhur shume ligje nga mazhoranca. Cili nga ligjet ka qene rrezik per cenimin e sigurise kombetare
Indirekt mund te them si moment deciziv eshte miratimi i buxhetit e diskutimet qe behen gjate procesit te marrjes ne shqyrtim te tij. Ne pikpamjen tone si opozite buxheti qe i alokohet institucioneve te sigurise ne mos cenon sigurine kombetare te pakten sndikon pozitivisht ne forcimin e fuqizimin e saj.

Ka raste konkrete...
Mjafton te permend rastin e SHISH ku fondet e alokuara jane minimale e aspak te mjaftueshme per nje funksionim normal ne permbushje te detyrave kushtetuese apo Ministrine e Mbrojtjes ku nga deklarimi bombastik i 2 te GDP sot jemi ne nivelin e 1.1. Kjo mbeshtetje e manget e denoncuar ashper nga opozita ndikon ndjeshem ne sigurine kombetare. FS kane 49 objektiva force. Secili prej tyre ka nje kosto financiare. Afati i permbushjes se tyre eshte viti 2018. Me fondet e alokuara ato smunden kurrsesi te realizohen. Shihni rastin me te fundit sa i perket menaxhimit te emergjences natyrore se cfare boshlleqesh e mungese kapacitetesh skandaloze kane strukturat e sigurise dhe te mendosh se ne kuadrin e NATO edhe vendi yne eshte pjese e nje sere komitetesh e bordesh te planifikimit teknik qe punojne direkt nen drejtimin e Komitetit te Larte per Emergjencat Civile.

Po ligje te tjera qe kane cenuar integritetin...
Ne legjislaturen e kaluar Kuvendi me propozimin e maxhorances ka bere nje nga krimet me te renda qe mund ti behet shtetit shqiptar ka hequr me ligj kufijte shteterore permes miratimit te ligjit nr 9861 date 24.1.2008 Per Kontrollin dhe Mbikqyrjen e Kufirit Shteteror. Me shfuqizimin e Ligjit 8771 te vitit 2001 ne teresi e ne menyre te vecante shfuqizimin e nenit 3 te tij Shqiperia ka humbur vijen ndarese te ujrave territoriale koordinatat e te ciles percaktoheshin nga ky nen. Me percaktimin e dhene kufiri shteteror percaktohet me marreveshje te cilat ratifikohen nga Kuvendi apo traktatet dypaleshe ose shumepaleshe te lidhura me vendet e tjera.

Qe do te thote...
Nje perkufizim i tille i rrezikshem shtron disa pyetje a.deri ne momentin qe skemi nenshkruar e per rrjedhoje skemi ratifikuar marreveshje me Greqine e Malin e Zi a ka kufij detare Republika e Shqiperise me keto vende b.per sa kohe me Greqine ende skemi nenshkruar ndonje marreveshje dypaleshe per kufirin tokesor a eshte i vlefshem Protokolli i Firences1925 per sa kohe qe neni 3 i ligjit kerkon traktat dypalesh apo shumepalesh e jo Protokoll

Po ligji per SHISH...
Rast skandaloz e me pasoja ishte dhe tentativa per te shkarkuar kreun e SHISH vetem per te kenaqur epshet politike te Kryeministrit tentative e cila u hodh poshte fale rezistences se opozites e pjekurise politike te disa deputeteve te maxhorances.

Ka akuza se NATO ska preferuar me qe te kaloje informacione sekrete permes institucioneve tona sa te verteta jane dhe sa e cenojne integritetin e Shqiperise ne syte e nderkombetareve
Ka pasur disa momente te rrjedhjes se informacionit dhe sidomos rasti i humbjes se lap topit ne Misionin tone diplomatik ne Nju Jork qe kane shqetesuar strukturat e specializuara te NATO-s. Ka pasur dhe grupe kontrolli per te pare menaxhimin e informacionit te klasifikuar. Kuptohet qe keto sndikojne pozitivisht ne reputacionin e vendit dhe eshte detyre imperative e qeverise qe te rrise nivelin e sigurise se informacionit te klasifikuar sidomos atij qe ka te beje me NATO.

Kryeministri deklaroi dhenien e shtetesise per te gjithe ata te huaj qe investojne ne Shqiperi 100 mije euro. Komenti juaj
Kryeministri ka nje inflacion idesh qe shpesh jane kthyer ne objekt batutash e humori. Edhe per kete te fundit thone qe Saliu pasi e ndriti me Shqiperia 1 euro tani ka kaluar ne Shqiperia 100 mije euro. Por kjo deklarate e kryeministrit duhet marre seriozisht pasi mbart ne vetvete disa rrisqe e kercenime serioze per sigurine e vendit. Potencialisht kushdo qe ka qellime te mbrapshta kriminale apo terroriste mund te perfitoje lehtesisht nga kjo dhurate e Berishes duke e kthyer vendin tone ne nje platforme sulmi apo veprimtarish kriminale ne dem te interesave te vete shqiptareve por dhe te vendeve te tjera. Per fat Kushtetuta parashikon qe ligji per shtetesine miratohet me 3/5 e ne si opozite smund kurresesi te pranojme nje propozim te tille donkishotesk.

Do ndikonte ndryshim i tille ne procesin zgjedhor
Ka nje dyshim te bazuar se kjo nisme tentohet edhe per tu mundesuar personave qe mund te kene perfituar abuzivisht biznese e prona ne Shqiperi e per tjua lehtesuar veprimtarine abuzive. Sa per procesin zgjedhor smund te them dicka konkrete por mundesia e abuzimit me te ekziston. Per me teper po te kihet parasysh se ka nje mungese koherence ne deklarimet e zyrtareve te larte te shtetit sa i perket numrit te personave qe kane perftuar pasaporta biometrike permes alterimit te identiteteve. Nese Teliti ne nje seance degjimore ne Komision vjet deklaroi se numri i personave te identifikuar eshte 500 ne nje informacion qe i kam kerkuar Ministrise se Brendshme sivjet behet fjale per 249

Perpara kemi zgjedhjen e Presidentit dhe me radhe emerimet e kreut te SHISH Prokurorit te Pergjithshem. Nese zgjidhet nje president jokonsensual si e mendoni fatin e institucioneve
Ne gjykimin tim ka vetem nje pergjigje per pyetjen tuaj dhe ajo eshte e lidhur me zgjedhjet e pergjithshme dhe permbysjen e ketij regjimi qe ka akaparuar cdo pushtet. Mesazhet e opozites dhe te nderkombetareve kane qene te qarta larg duart nga keto institucione.

Vleresimi juaj per qendrimin e nderkombetareve e ecurine e procesit te zbardhjes se pergjegjesve te vrasjes se kater demonstruesve me 21 janar
Per mua partneret tane nderkombetare e kane bere te qarte se drejtesia duhet te vihet ne vend. Kjo eshte thene jo vetemn permes deklaratave te peshkallezuara por dhe me veprime e ndihme konkrete sic qe rasti i kontributit te FBI per identifikimin e armes te njerit prej vrasesve. Personalisht mendoj se keto ishin vrasje politike me qellim. Urdheruesit jane ish Ministri i Brendshem dhe Kryeministri si majat e zinxhirit te komandimit te Gardes. Te shpresojme se drejtesia do vihet ne vend pasi fatkeqesisht dhe sic e kemi pare shpesh keto kohet e fundit sistemi i drejtesise eshte pothuajse teresisht i kapur e nen thundren e Sali Berishes.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›