Energjia, banorë të Kukësit hyjnë në Nënstacion

Nga protestat e meparshme te banoreve ne nenstacionin elektrik
Banorë të disa fshatrave të Kukësit kanë pushtuar sërish Nënstacionin e Kukësit, në shenje proteste për mungesën e energjisë elektrike.
Në një njoftim të CEZ, thuhet se për të shmangur ndonjë incident tragjik me banorët e futur në Nënstacion është bërë shkëputje e energjisë.
Për pasojë pa energji elektrike ka mbetur pjesa më e madhe e qytetit të Kukësit dhe rrethinat. CEZ shpërndarje njofton se është duke bashkëpunuar me policinë e shtetit për nxjerrjen e protestuesve nga Nënstacioni, dhe me tu qetësuar situata do të bëhet edhe rikthimi i enerfjisë.
Banorët e komunave Tërthore dhe Shtiqën janë prej disa ditësh pa energji elektrike në shtëpitë e tyre si pasojë e borcheve që kanë ndaj CEZ Shpërndarje. Prej disa kohësh CEZ Shpërndarje dhe banorë të këtyre dy komunave janë përplasur me njëri- tjetrin. Banorët e këtyre zonave janë ndër më të prekurit nga përmbytjet që ka shkaktuar ndërtimi i Hidrocentralit të Fierzës. Sta kërkojnë dëmshpërblim të tokave të përmbytura në mënyrë që më pas të nisin e të paguajnë detyrimet ndaj CEZ.