Energjia bërthamore, protesta në Francë e Gjermani

Të paktën 150 mijë aktivistë kundër energjisë bërthamore dolën në rrugët e Francës dhe të Gjermanisë ditën e hënë për të kërkuar mbylljen e centraleve bërthamore.
Aktivistët u mblodhën pranë centraleve bërthamroe të Fasenheimit dhe Catenomit, si dhe në urën mbi lumin Ren që lidh Strasburgun dhe Kelnin.
Manifestime të tjera parashikohen të mbahen deri datën e 25 vjetorit të tragjedisë së Cernobilit.