Siria, SHBA reagon ashpër ndaj vrasjeve në protesta

SHBA ka reaguar ashpër pas vrasjeve të shumta në manifestimet opozitare në Siri. Xhei Carney, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë është shprehur se SHBA po ndjek më vëmendje ngjarjet e rënda dhe situatën në shtetin sirian.
"Regjimet e ndryshme fillojnë që të ndryshojnë sjelljet e tyre kur ka sanksione ndaj këtyre qeverive."- u shpreh Carney.
Gjithashtu zëdhënësi i Carney është shprehur se vendi i tij do të vazhdojë që të inkurajë presidentin Asad që të kryejë ndryshime thelbësore në kushtetutën e vendit sipas kërkesave të demonstruesve antiqeveritarë.