Shojble Investitore private duhet te kontribuojne ne paketen e ndihmave financiare per Greqine

Ministri gjerman i Financave Volfgang Shojble tha sot ne parlamentin e Gjermanise se investitore private duhet te kontribuojne per paketen e ndihmave financiare per Greqine.
Ministrat evropiane te financave tha ai po krijojne nje grup pune per te gjetur nje zgjidhje per perfshirjen e sektorit privat te pranueshme nga Banka Qendrore Evropiane. Pjese e grupit do te jete edhe FMN-ja dhe Komisioni Evropian. Ministri gjerman po ashtu propozoi qe edhe institucionet huadhenese te japin kontributin e tyre duke zgjatur afatin e pagimit te borxhit per ti dhene Greqise me shume kohe.
Deri tani investitoret private kane hezituar qe te pranojne humbje te tilla ose te ristrukturojne borxhet. Banka Qendrore Evropiane tha dje se ajo eshte kunder idese se perfshirjes se sektorit privat vetem ne se kontributet behen thjesht mbi baza vullnetare. Sipas zyrtareve nje pakete e re ndihmash per Greqine mund te jete deri ne 130 miliarde dollare.
Greqia u shpetua nje here nga falemintimi fale nje pakete ndihmash prej 158 miliarde dollaresh.