Energjia e Kejsit fiton
Finalja e madhe e Eurovizionit që u zhvillua në Moskë, në Arenën gjigante të Olimpiskiy Indoor , ka ndjekur garën e 25 vendeve, ku dhjetë vendet e para janë quajtur fituesit e mundshëm. Shkëlqen Kejsi Tola, komentohet e saktë, dinamike dhe interesante në skenë
* * *
Mes një atmosfere të magjishme të një vizioni global është çelur mbrëmë edicioni i 54-të i Eurovizionit, duke u përshëndetur publiku nga gjithë bota me këngën fituese të ‘08-ës. Realizmi i një klipi lëvizës mbi imazhin e tokës që rrotullohet, ku këngëtari rus Dima Bilan shpërthen muret në presupozimin e kufijve - që duken si kufij kulture, të bardhë - ka entuziazmuar publikun moskovit, por njëkohësisht dhe gjithë qytetarët evropianë duke i bërë gati për të pritur fituesin e ri të ‘09-ës.
Mbrëmë 25 vende që kanë ardhur nga dy netët gjysmëfinale, përmes votimit të publikut, kanë nisur konkurrimin, ku këngëtarja shqiptare, Kejsi Tola, ka rikthyer shpresën e publikut shqiptar me daljen e saj në gjysmëfinale. Performanca e saj, mbushur me energji dhe atmosferë rinore, si duket ka tërhequr vëmendjen edhe të publikut të huaj, duke qenë këngëtarja më e re e festivalit. Komenti e saktë, dinamike dhe interesante në skenë i shkojnë mjaft mirë interpretimit me emocione të kontrolluara të Kejsit.
“Unë mendoj se është mirë të kishim edhe më prova, për të ndjerë dhe pasur më shumë besim në skenë. Unë kam punuar kaq shumë për këtë, kështu që mendoj se do të paraqes veten time dhe vendin tim në mënyrën më të mirë. Në pak javë, unë vetëm dua që Evropa të mendojë: “Kejsi Tola”, kur të kujtojnë pjesëmarrjen time”- kjo ka qenë një nga prononcimet që Kejsi ka dhënë para natës finale duke treguar emocionet, dhe ankthet e saj para se të dilte në skenën e ndjekur nga e gjithë bota.
Me një fustan tyli mjaft të shkurtër, mbrëmë ishte ngjyrë rozë, e cila mbështetej nga kërcimtarët, si krijesa të ëndrrave, njëri prej tyre i ngjashëm me një spiderman që fsheh fytyrën,në sinonim të princit të kaltër - është shfaqur Kejsi Tola në mbrëmjen e gjysmëfinales në Eurovizion 2009. Ka qenë ogur, por dhe një seriozitet i pamasë i Kejsit që i ka dhënë refleksionin triumfues në skenën e Moskës.
Me sa duket Kejsi vërtet e ka mbajtur publikun evropian në ëndrrat e saj, bashkë me tekstin e këngës “Më merr në ëndërr”! Me zë, Kejsi ka qenë mjaft e sigurt duke u vlerësuar për korrektësinë e saj, por duke lënë një përshtypje plot besim me publikun. Performanca koreografike e këngës shqiptare nuk ka kaluar pa kuriozitetin e medias. Autori i saj, Julian Bulku, është shprehur në Moskë se ka simbolizuar pritjen e Kejsit për princin e saj, të cilin nuk e ka ende përballë se ajo është ende e re dhe ende nuk e ka gjetur dashurinë e saj. Dhe vërtet mosha e re e Kejsit, më e reja në Eurosong 2009, nuk ka kaluar pa vëmendje duke shkaktuar tek publiku një inkurajim instiktiv për këngëtaren shqiptare, entuziazëm për stilin e saj performues. Performanca e saj është vlerësuar, pavarësisht komentit të takave, apo kërcimit. Është kompozimi që ka vendosur Kejsin përballë 19 konkurrentëve të tjerë në gjysëm finalen e dytë, duke i dhënë votën, për të vazhduar konkurrimin në mbrëmjen finale..
“Më merr në ëndërr”, kompozuar nga Edmond Zhulali, me tekst të Agim Doçit, ka cekur skenën e Moskës në edicionin e 54-t të Festivalit Evropian ose siç e njohim zyrtarisht Eurovizion. Në mbrëmjen prezantuese Kejsi ka qenë shprehur para mediave: “Muzika më jep forcë të brendshme, të cilën nuk e tregoj ndonjëherë në jetën time të përditshme, por është ndryshe në skenë”. Këto kanë qenë fjalët e pritjes së Kejsit, duke realizuar ëndrrën e saj për të kënduar në “Olimpiyski Indoor Arena” në Moskë, por pa e menduar se do të mbërrinte e suksesshme në natën finale.
Finalja e madhe e Eurovizionit që u zhvillua në Moskë, në Arenën gjigante të Olimpiskiy Indoor , ka ndjekur garën e 25 vendeve, ku dhjetë vendet e para janë quajtur fituesit e mundshëm.
Juria profesioniste e industrisë së muzikës evropiane ka përcaktuar 50 përqind nga rezultati ndërsa 50 përqindshi tjetër është përcaktuar nga televotuesit
Një nga personalitetet më në zë në Rusi, producenti Phipil Kirkorov ka dhënë dorëheqjen nga kryetar jurie, duke u shprehur se këngëtari që përfaqësonte Rusinë ishte një mik i tij, dhe për këtë arsye për të mos ju dhënë shkak për gjykimit prej miqsh. Në natën finale pese shtete Franca, Gjermania, Rusia, Spanja, dhe Britania e Madhe kanë qenë kualifikuar automatikisht ndërkohë që janë ngjitur në skenë edhe 20 shtete të tjera në mes tyre Azerbajxhani, Kroacia, Ukraina, Lituania, Moldavia, Danimarka, Estonia, Greqia dhe Norvegjia etj.
Ndërsa komentet në perëndim kanë qenë pak të ashpra ku britanikët e kanë quajtur Eurovioznin një ndeshje e shitur, në mediat e tyre, duke mos besuar në një gjykim të drejtë të tij. Eurovizioni është komentuar jo më që i takon “Evropës së vjetër” vitit, 1956 kur u themelua. Por prap ka fituar, sepse ka mbi 10 vjet që fituesit përfshijnë vende si Bosnia & Herzegovina, Estonia, Letonia, Rusi dhe Ukrainë. Vitin e kaluar “katër të mëdhenjtë” –Francë, Britani, Gjermani dhe Spanjë janë renditur në vendet e fundit.
Kjo i ka çuar këto vende në dilemë nëse duhet të marrin më pjesë në këtë festival pasi numri i vendeve nga Perëndimi është shumë i varfër. Mediat në Evropë në fakt po debatojnë më shumë, nëse duhet t’i rikthehet juria Eurovizionit, për të shmangur telefonatat për shkak të problemeve teknike që mund të kenë.
Muzika e ofruar e viteve të fundit, duke iu referuar fituesve, sidomos të Lindjes në këto vite, si komedia rocker-it nga finlandezët, apo muzika që u akuzua për plagjiaturë e Serbisë, apo djali i pashëm i Rusisë, Dima Bilan –sipas gazetave britanike asnjë prej tyre deri tani, përfshirë dhe ato nga Perëndimi, nuk kanë treguar ndonjë tingull të artë.