E Shtunë, 31 Tetor 2026

Energjia elektrike KESH kasiguruar vetem shkurtin

Te tjera rreth shkrimit BerishaRame korb qe ben ciu ciu RamaSke plane vetem hedh bloze Vdes 85 vjecari gjate transportit me helikopter Puke 64 vjecari me ndihmoni te ushqej femijet TIRANE- Ndonese mbeten vetem dy jave nga fundi i ketij muaji KESH ka te siguruar furnizimin nga importi vetem per shkurtin. Kete deklarate e ka bere dje kreu i Korporates Engjell Zeqo duke shtuar se per marsin ende nuk ka asnje kontrate pasi cmimi eshte rritur shume.
IMPORTI
Energjia per muajin shkurt eshte e siguruar nderkohe qe per marsin ende nuk ka asnje kontrate perfundimtare. Ne intervisten e dhene per median kreu i Korporates Elektroenergjetike Shqiptare deklaroi se moti i keq ka ulur prodhimin jo vetem ne Shqiperi por edhe ne vendet e rajonit nga ku importohet energji. Sipas tij KESH eshte duke punuar qe te siguroje energjine ne vijim por nga ana tjeter edhe cmimi i saj eshte i larte. Per momentin Shqiperia eshte duke blere energji me cmimin 70-75 euro per megavatore. Disa muaj me pare ky cmim ishte dy here me i lire.
Aktualisht sipas shifrave te Energy Financing Team Ltd shoqeri e njohur per tregtimin e energjise elektrike me baze ne Londer cmimet jane ne nivele rekord. Ato ishin 109 euro per megavatore ne fund te nentorit por rane ne 70 euro si pasoje e rritjes se prodhimit nga shirat. Ballkani ne teresi varet ne afro 40 per qind nga energjia hidrike. Por kjo shifer ka tendence te rritet serish drejt niveleve 90 apo 100 euro. Mali i Zi po prodhion energji me 5 te kapacitetit te vet te zakonshem Rumania Bullgaria dhe Maqedonia kane bllokuar me vendim qeverie eksportin e tyre Bosnja po punon me 35 te kapacitetit dhe Serbia me 50.
FINANCIMI
Nga ana tjeter Engjell Zeqo shpjegon se problemi financiar mund te konsiderohet i zgjidhur perderisa qeveria eshte e gatshme te rishikoje buxhetin per te siguruar energjine. Sipas tij nga ana tjeter edhe kompania e shperndarjes CEZ duhet te shlyeje rreth 19 miliarde leke te borxhit qe i ka KESH-it pra duke disbursuar nje shifer prej afro 140 milione eurosh.
Nga bankat nuk mund te pritet me qe te japin kredi per KESH-in pasi eshte tejkaluar cdo limit. Korporata rezulton te kete marre rreth 155 milione euro kredi ne forme overdraftesh dhe ka ende per te shlyer garanci qeveritare e kredi bankare. 50 milione kerkohen per mbyllur faturat e deritanishme.
MOTI
Pritet qe situata hidrike te permiresohet ne muajin mars pas shkrirjes se bores pasi tani prurjet ne hidrocentrale jane shume te uleta tha ai. Sipas drejtorit te KESH-it sidoqofte kjo ka edhe nje ane te mire kete vit nuk do te kete rrezik per permbytjet pasi niveli ne liqenin e Fierzes eshte shume me i ulet nga ai ne vitet e kaluara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›