Grabitesi i Spiro Kseresgjykata e le ne burg
TIRANE- Arber Shiqerukaj 24 vjecari qe akuzohet si autor i grabitjes se apartamentit te Ministrit te Punes dhe Ceshtjeve Sociale Pirro Ksera eshte lene nga gjykata e Tiranes ne masen e arrestit te burg. Ne seancen gjyqesores prokuroria Alma Muca i tha gjykates se te riut i jane sekuestruar disa sende personale te familjareve te ministrit qe per rjedhoje te krijojne dyshime se ai eshte autor i grabitjes. Kesaj prove i shtohen dhe disa pamje filmike te sekuestruara ne pallatin e Kseres ne te cilat 24 vjecari shfaqet duke hyre dhe dale nga pallati. Nderkohe qe prokuroria ne sallen e gjyqit ka bere me dije dhe nje rast tjeter ku i riu ka grabitur ne rruge canten e nje gruaje. I pyetur nga gjykata rreth ketyre dy rasteve 24 vjecari Arber Shiqerukaj ndryshe nga ckishte deklaruar ne polici ku pranonte autoresine e grabitjes se ministrit Ksera ka hedhur poshte akuzen per kete rast duke pranuar vetem ate te grabitjes se cantes se gruas ne rruge. Pavaresisht kesaj gjykata e Tiranes pasi cmoi faktet e prokurorise vendosi lenin ne burg te 24 vjecarit Arber Shiqerukaj.