E Diel, 1 Nëntor 2026

Energjia elektrike nderpret Otellon

Teatri Kombetar i Operas dhe Baletit ka vene ne skene premieren e Otellos nje nder veprat me te njohura te Giuseppe Verdi.

Por defekti ne dy nenstacionet e Tiranes ka bere qe shfaqja te nderpritet per pak minuta pasi ne salle ka mbreteruar erresira.

Otello eshte ngjitur ne skene e TKON nga artistet shqiptare ne bashkepunim me ata italiane. Otello u interpretua nga Leonardo Gramegna Desdemona nga Mariana Leka Jago Ylber Gjini dhe Emili Manjola Konjari.Mjeshtri koncertues qe dirigjoi shfaqjen ishte Alessandro DAgostini.

Otello eshte vepra e parafundit e Giuseppe Verdi-t. Libreti i saj eshte shkruar nga Arrigo Boito bazuar ne kryevepren me te njejtin titull te letersise boterore te eilliam Shakespeare. Opera do te rivihet ne skenen e TKOB edhe ne datat 19 21 dhe 23 Nentor ku do te interpretojne artiste te tjere.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›