Energjia elektrike, të gjithë kërkojnë të rrisin çmimin
Tiranë- Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) ka kërkuar një rritje prej 3.57 lekë për kilovat/orë të çmimit të energjisë elektrike.
Ky propozim nga ana e KESH-it është kërkuar ditën e sotme gjatë mbledhjes së ERE.
Sipas KESH-it situata aktuale energjitike në vend është e vështirë dhe si pasojë e saj kërkohet edhe kjo rritje e çmimit nga 1.48 shkon në 5.05 lekë për kilovat/orë. Nga ana tjetër kompania e shpërndarjes së enërgjisë CEZ ka deklaruar më herët se do rrisë çmimin me 4.6% në rast se borxhet nuk falen.
Shkrime të tjera me interes: