E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët që preferojnë të blejnë mes pluhurit dhe baltës

Edhe pse në Tiranë po ndërtohen tregje të reja e moderne, sërish, si tregtarët ashtu edhe blerësit, preferojnë të shkarkojnë arkat dhe koshat me fruta e perime nëpër trotuare, mes pluhurit e baltës. Sepse i kanë afër shtëpisë!

Tiranë – Duket se paralajmërimet verbale dhe fizike nuk kanë mundur ti lëvizin tregtarët e tregut të Laprakës nga rrugët e brendshme të lagjes, për të kaluar në vendin e caktuar për zhvillimin e aktivitetit t렠tyre. Çdo ditë përpara ambulancës së kësaj lagjeje sheh të rreshtuar tregtarë të ndryshëm si dhe mallrat e tyre të cilat tregtohen në kushte absolutisht të papërshtashme higjeno-sanitare. Trotuare të mbushura me mollë, domate, speca e të tjerë produkte të shportës radhiten në trotuaret e baltosura duke i kthyer ato në një vatër infeksioni si për konsumatorët ashtu edhe për banorët e zonës. Të pyetur nga gazeta IDEA se cila është arsyeja që edhe pas shumë paralajmërimeve nga policia bashkiake ato gjenden sërish aty, tregtarët u shprehen: Atje ku dëshirojnë të na çojnë, nuk na vjen  asnjë për të blerë mallin tonë. Njerëzit janë mësuar tani këtu dhe nuk duam të humbasim klientët.

Ndërkohë, edhe pse pa vetëdije, janë vetë banorët që kanë shkaktuar një situatë të tillë kaotike. Këtu tek ne është e pamundur të jetohet, në moment që ti je duke blerë diçka të afrohet një makinë e cila të rrezikon edhe jetën- u ankua një banore e lagjes Laprakë. Për tu shqetësuar janë edhe kushtet në të cilat shiten produktet e bulmetit të cilat i shohim hërë pas herë të vendosura në makina dhe ku insekte të ndryshme ndërtojnë shtëpizat në to. Duam të vendoset rregull, por unë jam plakë dhe nuk kam fuqi të shkojë deri poshtë për të blerë një kile speca- shprehet një tjetër qytetare.

Por nuk është vetëm tregu i Laprakës me të tilla probleme, në vijimsi stafi i IDEA do të ndjekë kushtet edhe në tregje të tjera të lagjeve t렠ndryshme të Tiranës, ku si tregtarët ashtu edhe qytetarët preferojnë më shumë baltën e rrugicave të pashtruara, vetëm se janë afër shtëpisë, sesa tregjet e reja dhe të përqëndruara, me kushte shumë më të mira higjeno-sanitare.

Xhulja Karavella/IDEA

Tregu Laprakes 6 Tregu Laprakes 5 Tregu Laprakes 4 Tregu Laprakes 3 Tregu Laprakes 2 Tregu Laprake

Shkrime të tjera me interes:

  1. Përse shqiptarët nuk blejnë ‘Shqip’?
  2. Shqiptarët sypatrembur ndaj rrezikut Made in China
  3. Emigrantët mbyllin rubinetin, më pak para për familjet në Shqipëri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›