E Enjte, 5 Nëntor 2026

Energjia, tre mujori i parë rezulton pozitiv

Bilanci i energjisë, gjatë muajve janar mars ka rezultuar pozitiv sipas Insitutit të Statistikave.
Të dhënat zyrtare treguan një rritje të prodhimit, ulje të importeve dhe rritje të eksporteve. Gjatë tremujorit të parë të vitit 2021, energjia elektrike në dispozicion u rrit me 8,5%.

“Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë u rrit me 2,2 herë në tremujorin e parë të vitit 2020. Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 56,5%, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 43,2% dhe nga të tjerë prodhues (energji e rinovueshme) në masën 0,3% të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.

Importi bruto i energjisë elektrike në tremujorin e parë të vitit 2021, ka shënuar kështu një rënie me 89,2%. Eksporti bruto i energjisë elektrike arriti të shënuar një rritje me 3,3 herë” thuhet në raportin e INSTAT.

Shkëmbimi i energjisë elektrike në tremujorin e parë të vitit 2021, ka pësuar një rritje duke arritur krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2020 ku kishte një vlerë negative.

Situata është shfaqur e ndryshme edhe për përdorimin e energjisë elektrike nga konsumatorët. Ajo u rrit me 8,8% që ishte në tremujorin e parë të vitit 2020. Ndikimin më të madh në rritjen e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët e kanë dhënë konsumatorët jo familjarë, ku kemi një rritje të konsumit të energjisë elektrike me 14,2%, përkundrejt rritjes me 4,5% të energjisë së konsumuar nga konsumatorët familjarë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›