E Enjte, 5 Nëntor 2026

Tërmet 7.3 ballë në Kinën Jugore

Një tërmet me magnitudë 7.3 goditi Kinën në pjesën jugore të Qinghai, një provincë në veri-perëndim të vendit. Sipas AFP epiqendra e tij ishte në një thellësi prej dhjetë kilometrash dhe 524 km nga Lanzhou me një popullsi 2 milionë e 600 mijë banorë dhe rreth 400 kilometra në jugperëndim të qytetit të Xining. AFP raporton se ky tërmet vjen brenda disa orësh nga tërmeti me magnitudë 6.1 që hkaktoi të paktën dy viktima, rreth njëzet të plagosur dhe njëzet mijë të evakuuar në krahinën malore të Yunnan në Kinën Jugperëndimore. Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (Usgs), tërmeti u regjistrua në 02.04 të shtunën me orën lokale me epiqendrën e tij afër qytetit të Dali, një destinacion i njohur turistik në Kinë, në një thellësi prej 10 kilometrash. Qendra e Rrjeteve të Tërmeteve të Kinës paralajmëroi njerëzit që “të qëndrojnë larg ndërtesave” në një postim në platformën Ëeibo, e ngjashme me Tëitter. Në Yunnan, qeveria provinciale tha se disa ndërtesa ishin shembur dhe të tjerat ishin dëmtuar, dhe se “situata e katastrofës po kalonte në verifikim të mëtejshëm”. Më shumë se 20,000 njerëz janë evakuuar nga kjo zonë në të cilën jetojnë  më shuë see 100,000 njerëz,  shumica dërrmuese e tyre në komunitetet rurale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›