E Shtunë, 31 Tetor 2026

Engel: Punova për lirimin e pilotit Xhejms Berisha

Kongresisti Eliot Engel publikoi dje një deklaratë për lirimin nga burgu të pilotit Xhejms Berisha në Eritrea.

“Është një lehtësim i madh që Xhejmsi u lirua nga burgu dhe është larguar tashmë nga Eritrea. Kjo është një dhuratë e vonuar për familjen Berisha dhe dëshiroj që ai të bashkohet sa më parë me të dashurit e tij”, thuhet në deklaratë.

“Unë kam punuar për lirimin e Xhejms Berishës për disa muaj dhe i falenderoj autoritetet e Eritreas për plotësimin e kërkesës time humanitare për ta lënë të lirë. Shumë të tjerë ndihmuan për t`i bindur eritreasit ta lejonin Xhejmsin të kthehej në shtëpinë e tij dhe falenderoj të gjithë ata që punuan për lirimin e tij”, thotë kongresisti Engel.

Xhejms Berisha, shtetas amerikan, është një pilot që ka vizituar vende të ndryshme të botës në kuadër të misonit të tij "Flying for Kosovo"  për t`i bindur qeveritë të njihnin Republikën e Kosovës. Pasi avioni i tij pati difekte teknike në Sudan, ai vazhdoi udhëtimin për në Eritrea me avion komercial, por më pas u arrestua dhe mbajt në burg pak pasi arriri në Eritrea, ku kishte në plan të takohej me autoritetet e vendit. Ai u mbajt pjesën më të madhe të kohës në izolim dhe personeli i konsullatës amerikane në Eritrea kishte kontakte të kufizuara me të.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›