E Diel, 1 Nëntor 2026

Engel Shqiptaret kane arsye te jene krenare

Anëtari i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit amerikan, Eliot Engel, ka vlerësuar se me zgjedhjet e suksesshme “Shqipëria, edhe njëherë ka demonstruar se është demokraci në lulëzim”.

Engel i ka uruar Edi Ramës dhe koalicionit socialist në fitoren e tyre, duke theksuar se pret të punojë me qeverinë e ardhshme. “Liderët politikë të Shqipërisë dhe populli, kabineti i ardhshëm i ministrave dhe anëtarët opozitarë nga i gjithë spektri politik, duhet ta dinë se Kongresi i Shteteve të Bashkuara qëndron krah për krah me Shqipërinë”, tha Engel, dhe shtoi se me këto zgjedhje, Shqipëria ka dërguar, mesazh të qartë te Bashkimi Evropian se është e Pas zgjedhjeveZgjedhjet, Thaçi uron Ramën e BerishënWollfarth takon BerishënNdahet pushteti mes PS dhe LSI    gatshme për status të kandidatit dhe se marshi i shqiptarëve drejt anëtarësimit në BE vazhdon. Kongresmeni Eliot Engel, e ka falënderuar edhe kryeministrin Sali Berisha për shërbimin e tij për këtë vend. “Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj përpara, ndersa Berisha ishte në këtë post, përfshirë anëtarësimin në NATO”, tha Engel, duke i uruar atij çdo gjë të mirë në të ardhmen. Zoti Engel, që është bashkëkryesues i grupit për çështjet shqiptare, thotë se shqiptarët mund të llogarisin në mbështetjen e tij në rrugën e tyre historike, pasi pak vende në botë kanë lëvizur aq shpejtë si Shqipëria nga “jodinjiteti i sistemit totalitar në dinjitetin dhe premtimet e dekokracisë së pjekur”. Në fund të deklaratës së tij, ai thekson se të gjithë shqiptarët kanë arsye të shumta sot për të qenë krenarë. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›