E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministrite te ndalin shpenzimet

Kur mbeten edhe dy muaj deri në mbledhjen e parlamentit të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit dhe krijimit të qeverisë së re, deputetët e Partisë Socialiste u kërkojnë titullarëve aktualë të ministrive të ndalin shpenzimet publike, përvec atyre që shkojnë për pagat dhe sigurimet shoqërore.

Deputeti i parë i qarkut të Gjirokastrës, Arben Ahmetaj e quan të papranueshëm cdo lloj shpenzimi publik, në kushtet e një krize jo vetëm ekonomike sic shprehet ai por edhe administrative. "Eshte e papranueshme qe mistrite te vazhdojne me shpenzime. Përvec pagave dhe sigurimeve shoqërore, çdo shpenzim tjeter eshte i pajustifikuar. Kemi informacion që nga ministrite po ben rikonstruksion dhe kjo është pa sens", tha Ahmetaj. Duke iu referuar sistemit energjetik, Ahmetaj theksoi rëndësinë e ruajtjes së ekuilibrit sa u përket shpenzimeve në këtë sektor. "Shitjet e eksportit duhet te shkojne per te krijuar nje fond qe te perdoret per importin ne nje periudhe tjeter thatesire, eshte pergjegjesi e KESH per te ruajtur nivelin e Fierzes dhe OSSH te mos beje shpenzime te pamenduara", tha Ahmetaj. Sipas Ahmetaj shpenzimet publike pa kriter do ta bënin edhe më të vështirë punën e qeverisë së re. "Buxhetit i mungojne miliona. Nëse nuk ky trend nuk ndal, Qeveria e re do marri nje situate akoma me te rende se ajo që kemi parë muajt e fundit", tha Ahmetaj.   / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›