E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ringjallja e humanistes

E njohur si humaniste dhe kontribuuese e gjithe njerezimit pa dallim feje dhe race Anjeze Gonxhe Bojaxhiu me portretin e saj engjellor u ringjall ne shume punime te artisteve kosovare te ekspozuar para disa ditesh ne Galerine Kombetare ne Prishtine. Ekspozita dedikohej me rastin e njeqindvjetorit te lindjes se humanistes se madhe jetes dhe vepres se saj. Ajo ne kete ekspozite na u ringjall pa ndonje buzeqeshje te lehte por me nje dhembshuri te madhe per njerezimin dhe gjithe vuajtjet qe i ka njerezimi pothuajse ajo i mbante ne shpirtin e saj duke i pastruar me nje shprese dhe optimizem te larte hyjnor. Ajo sikurse ka zbritur nga qielli per te na derguar driten i ngjan Prometeut te lidhur por humanistja shkoi e padenuar sepse denimi nuk ka arsye te puqet me humanisten. Solli driten e lumturise njerezve u qartesoi rrugen e drejte permes zjarrit te saj te lodhur nga hyjnite vetem e vetem per tua qartesuar njerezve vlerat reale. Piktoret skulptoret e grafistet tane e paraqiten Nenen e njerezimit ose ikonen e madhe nepermjet artit te tyre premtues dhe shpresues. Ne secilin punim dominonte ajo dhembshuri e madhe per njerezit shpresa per te ndricuar boten me te bukuren clirimin nga e keqja dhe e tera kjo vinte permes portretit klasik te tyre moderniteti nuk verehej shume ikona paraqitej ashtu si eshte ne forma shablloni nuk na vinte ashtu si e shohin artistet por vetem nepermjet portretit te saj zbutes ashtu si ishte. Nje numer i vogel i artisteve e ka paraqitur ashtu sic e ndiejne dhe kane fituar shperblimin. Komisioni i perzgjedhur prej tre anetareve nga Valbona Rexhepi piktore dhe profesor ne Akademine e Arteve Isa Alimusaj piktor dhe profesor ne Akademine e Arteve dhe kritiku Mustafe Ferizi kane perzgjedhur tri punimet me te mira dy piktura dhe nje skulpture. Tri cmimet ne vleren prej 1.000 . Me nje surealizem te thelle ajo buzeqesh ne pikturen e krijuesit Agron Bytyci - fituesit te shperblimit. Duart i ka te vendosura mu sikurse Mona Liza e Da Vincit me nje buzeqeshje te lehte ajo na fton ne optimizmin e saj absolut dhimbjen e zevendeson me instrument gezimi. Ajo ne kete punim eshte e gjalle dhe ne duart saja te medha qe simbolizojne sakrificen e pashtershme ajo mban kryqin. Nderkaq tek krijuesit Ilir Balaj e Burim Canolli njeheresh fituesit e shperblimit permes artit postmodern Nena Tereze ka ikur nga qenia e saj dhe shpirti i saj eshte kthyer tek ne me duar hapur duke na treguar nje bote ideale te pasur me ngjyra te ndezura te ciltra me vija te ndryshme. Ajo sikurse na therret dhe kerkon me shume humanitet nga ne te jetojme se bashku sepse keshtu jemi me te forte. Edhe pse shpirti eshte individual duhet te jetoje ne shoqeri. Ndersa tek fituesi tjeter Liridon Mula Nena e botes numeron tespihet me ngjyre te kuqe. Veprimi i saj eshte i vendosur ne ate cfare eshte duke bere dhe kjo na shfaqet nepermjet syve te saj engjellor ajo ne fytyre nuk ka buzeqeshje por eshte e mbuluar me siguri te plote pa ndonje dyshim ne veprim ajo na shikon drejt e ne sy duke na treguar se kjo bote eshte e te gjitheve pa dallim feje e race. Ne nje thellesi ajo shkon drejt nje horizonti te ndricuar i cili e pret me buzeqeshje te madhe. Pervec ketyre kater artisteve ne kete ekspozite kishte punime mjafte interesante por rralle kush shkeputej nga portreti-shabllon i ikones Tereze. Ngase ne si artiste duhet ta paraqesim ne menyren tone te perkryer. Tek artistja e re Adriana Sejdaj skulpturat e saj jane te mbeshtjella me nje litar dhe te vendosura ne pozita te ndryshme. Ketu artistja ne menyre origjinale te saj e paraqet ikonen permes nje arti absurd dhe ky punim nuk eshte aspak statik por dinamik dhe levizes. Nena i flet femijeve te saj sikurse Jezu Krishtit apostujve. Po ashtu edhe krijuesi Ismet Fazliu Nenen e madhe e paraqet vertet te madhe dhe kete e deshmon me dimensionet e medha te piktures dhe aq sa eshte e madhe ajo ne te njejten kohe eshte e kapluar me dhembje dhe kjo na vjen permes shikimit te saj dhe rrudhave te theksuara ne plan te pare. Duart i ka te vendosura ne mjeker dhe eshte e thelluar ne mendime ajo po mendon dhe eshte bere nje gravitet i madh humanizmi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›