E Shtunë, 31 Tetor 2026

Enigmë kandidatët për komuna

Ethet e zgjedhjeve lokale veçse kanë përfshirë Kosovën, ndonëse kalkulimet brendapartiake vazhdojnë të krijojnë tensione brenda tyre për t’i nxjerrë kandidatët që pretendojnë të qeverisin nivelin lokal në katër vitet e ardhshme. Është vetëm një parti politike, ajo e Ramush Haradinajt që tashmë ka bërë publike emrat e pretendentëve që synojnë të qeverisin në 38 komunat e Kosovës, ndërsa në subjektet tjera politike po vazhdojnë matematikat për nxjerrjen e emrave që do t’i hyjnë garës së nxehtë për të qeverisur në nivelin lokal.

Analisti politik, Avni Zogiani, konsideron se mospublikimi i emrave të kandidatëve që synojnë të qeverisin me komunat thjesht ka të bëjë me kalkulimet politike, nëse duhet ose jo të sakrifikohet ndonjë figurë e lartë e partisë.

“Është strategji e partive që të vendosin se çfarë profili t’i hyjnë konkurrimit në zgjedhje. Këto janë kalkulime politike që bëhen nëpër parti”, ka thënë ai, shkruan Zëri.

Derisa tensionet e zgjedhjeve po rriten dita ditës e bashkë më to edhe temperaturat, partitë kryesore në vend, ajo e kryeministrit Hashim Thaçi e Isa Mustafës ende nuk i kanë nxjerrë emrat e pretendentëve që do t’i hyjnë betejës për zgjedhjet e sivjetshme lokale. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›