E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Enkilejda Carja, kampione e trefishtë e Europës

Enkilejda Carja vazhdon të shkëlqejë në peshëngritje për femra, teksa në Kisinau të Moldavisë pikërisht në Kampionatin Europian të moshës 15-17 vjeç ka marrë tre medalje të arta. Carja ka konkurruar në peshën deri në 59 kilogram, ndërsa arriti të zinte vendin e parë duke qenë në dygarësh 21 kilogram më shumë se sa vendi i dytë. Në shkëputje, Carja mori medaljen e artë me 84 kilogram. Në shtytje ngriti 100 kilogram e përsëri vendi i parë, kurse në dygarësh 184 kilogram dhe vendi i parë.

Për Carjen ky nuk është suksesi i parë. Në të njëjtin kampionat vitin e kaluar ishte tre herë medaliste e bronztë. Po kështu në prill në Kampionatin Botëror të moshës deri në 17 vjeç ajo përsëri ishte e bronztë. Dhe tanimë shpërthimi erdhi në Europianin e Moldavisë, tre herë Kampione Europe. Shqipëria prêt të ketë të tjera medalje ditën e mërkurë me Samuel Rrasën për të vijuar në fund të korrikut në Europianin e moshës 20-23 vjeç me Ertian Kofshën në Rumani.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti që thotë "2023 EUROPEAN YOUTH & U15 CHAMPIONSHIPS WOMEN U15 59KG CARJA ENKILEDA (ALB) 184 TOTAL GOLD 84 SNATCH GOLD C&J GOLD 100 Your European EWF EWF MVEET 5 den EUROPEAN WEIGHTLIFTING FEDERATION"

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›