Basketboll, zhvillohet turneu miqësor “Summer League”

Basketbolli është një sport shumë i dashur dhe i ndjekur nga fëmijët. Ndaj edhe qeveria shqiptare në projektin e sportit për shkollat e ka prioritet basketbollin. Me nismën e shoqatës Dinamo është organizuar në pallatin e sportit “Feti Borova” në Tiranë turneu miqësor, Summer League, me fëmijë të moshës deri në 14 vjeç. Në të morën pjesë 8 ekipe për djem, Dinamo, Superior Klima, Partizani, Invaders, Kamza dhe Elie Basket, nga Tirana dhe Goga basket dhe Teuta nga Durrësi.
Në finale u përballën Dinamo dhe Superior Klima. Fitues i turneut u shpall Superiore Klima që mundi Dinamon me rezultatin 59-44. Trajneri i Superior Klima, Rei Ruçaj, që e drejton për herë të parë këtë skuadër tregon për RTSH emocionet e kësaj finaleje.
Në vendin e tretë u rendit Goga Basket mundi Partizanin në finalen e luajtur për vendin e tretë dhe të katërt.