Koshi me strukturë të re

Basketbolli shqiptar tanimë do ta nisë sezonin e ri me ndryshme të miratuara tashmë nga Komiteti Drejtues. Kështu meshkujt janë bashkuar në një kategori. Që do të thotë se do të jetë një kampionat i vetëm, atje ku nga fundi i sezonit 2022-2023 janë Tirana Neptun, Besëlidhja, Teuta, Kamza Basket, Partizani, Flamurtari, Apolonia, Elbasani, Vllaznia dhe Skënderbeu.
Pas dy fazave të para, do të ketë një fazë play-off atje ku do të takohen skuadrat sipas formulës së renditjes, 3-6 dhe 4-5. E kjo me dy ndeshje të fituara. Edhe gjysmëfinalet, atje ku dy ekipet e para kualifikohen direkt, janë me dy ndeshje të fituara. Tanimë ka ndryshuar numri i ndeshjeve finale, teksa kampionia do të shpallen me katër takime të fituara. Që do të thotë se numri maksimal i ndeshjeve do të jetë shtatë. Wshtw fiksuar që do të jenë tre lojtarë të huaj në fushë, ndërsa pjesëmarrja në Ligën Unike, Shqipëri – Kosovë, është bërë më detyrim.
Po kështu një kategori do të jetë edhe tek femrat, ndërsa do të konkurrojnë Partizani, Tirana, Flamurtari, Elbasani, Vllaznia, Studenti dhe Barleti Basket. Risi në strukturë për një kampionat cilësor si për të rritura, ashtu dhe për të rritur.